E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021

“Zoti u fali binjakë pas shumë viteve”; Historia e trishtë e familjes shqiptare që u shua në Bullgari“Zoti u fali binjakë pas shumë viteve”; Historia e trishtë e familjes shqiptare që u shua në Bullgari

Gazetari i Top Channel, Alban Bogaj ndodhet në Bullgari për të raportuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku mbetën të vdekur 45 persona, shumica prej tyre shqiptarë.


Në mesin e viktimave ishin edhe binjakët 4-vjeçarë Luan e Alban dhe prindërit e tyre. Ata vdiqën së bashku me nënë e tyre Avnie dhe babanë Xhihan, në zjarrin ku humbën jetën dhe 41 të tjerë dhjetë prej të cilëve fëmijë.

Nëna shqiptare u gjet e vdekur me dy djemtë e saj në krahë, pranë dyerve të autobusit tragjikisht pa arritur të dalë.

Bogaj rrëfen për “Zona Zero” detajin se çifti nuk kishin pasur fëmijë prej vitesh dhe më në fund ishin bërë me binjakë, edhe pse tragjikisht nuk arritën ta shijonin për një kohë të gjatë këtë mrekulli të dyfishtë.

“Kam pas një gjendje të rëndë emocionale, se ishte i vetmi që ka qenë zgjuar dhe ka parë ngjajrjen deri në momentin që kanë shpërthyer flakët. Ata ishin një familje që kishin kohë pa fëmijë dhe zoti i kishte falur binjakë. Institucionet nuk duhet të aktivizohen në momentin që ndodhin ngjarje të tilla. Si ka mundësi që këta autobusë kalojnë në kufi. Lulzimi është ende në shok, por nuk do të dalin lehtë nga mendja e tij ato momente, pasi ka parë live çdo gjë që ka ndodhur, uroj që sa më parë të dalin nga spitali, ndërkohë që familjet e viktimave u shprehin ngushëllimet. Familjarët e të plagosurve ishin me ndjenja të përziera, disa ishin të lumtur për ata që kishin shpëtuar e të më pas trishtoheshin pë rata që kishin humbur. Situatë e rëndë, shumë njerëz më kanë marrë nga shtete evropiane“, tha Bogaj.

Turistët fatkeqë po ktheheshin nga një udhëtim në Turqi kur u përfshinë nga zjarri në autostradë në Bosnek, pranë kryeqytetit Sofie rreth orës 02.00 të mëngjesit tw njw dite mw parw.

Zëdhënsi bullgar Nikolai Nikolov tha se 12 fëmijë ishin mes viktimave të aksidentit të rëndë.

Pesë fëmijë të konfirmuar të vdekur, ishin nxënës të së njëjtës shkollë fillore në Shkup të Maqedonisë së Veriut, të afërm me njëri-tjetrin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njihuni me vajzën shqiptare që ka rrëmbyer vëmendjen e Bill Gates, u rendit e dyta në konkursin botëror

Shqiptarët po shkëlqejnë kudo në botë. Veçanërisht gjenerata e të rinjve. Së fundmi kryeministri Edi...

Si ta kuptoj nëse fëmija im është empat?

Nëse fëmija juaj është emocionalisht ose fizikisht i ndjeshëm, ai mund të jetë një...

I kaloi mbi 600 ditë duke fjetur në tendë, britaniku 12-vjeç i mblodhi 800 mijë euro për bamirësi

“Djaloshi në tendë”, 12-vjeçari që e quan kështu veten, i ka kaluar 600 ditë...

Amla Muçaj sjell këngën e re ‘Bekue qofsh flamuri im’

Është vetëm 5-vjeçare, por qysh tani ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar. Quhet Amla Muçaj...