E premte, 2 Dhjetor, 2022

Zbuloni 4 arsyet më të pazakonta se pse është mirë të pini kafe

Nëse asgjë në botë nuk mund ta tejkalojë erën e kafesë së sapo përgatitur, ju ndoshta jeni pak të varur… por kjo nuk është aspak diçka e keqe!


Ekziston një studim në rritje që zbulon se kafeja (në moderim) mund të jetë mjaft e mirë për shëndetin tuaj. Gjeni më poshtë se cilat të tjera, përveç energjisë shumë të nevojshme, janë përfitimet që mund të merrni nga filxhani juaj i kafesë në mëngjes.

- Advertisement -

Studimi heton lidhjen midis sklerozës dhe motit të ngrohtë

Ulë rrezikun për diabet

Disa filxhanë kafe në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2. Arsyeja është kombinimi i kimikateve që gjenden në kokrrat e kafesë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizmin tuaj. Një nga këto kimikate, i njohur si acid klorogjenik, madje mund të ulë nivelet e glukozës në gjak.

- Advertisement -

Përmirëson kujtesën

Studiuesit në Universitetin Amerikan në Florida kanë zbuluar se kafeina dhe kafja mund të rrisin sasinë e hormoneve që ndihmojnë në prodhimin e qelizave të reja nervore dhe kjo mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes Alzheimer, transmeton portal arbresh.info

Është e mirë për shëndetin

Një studim i botuar në revistën Circulation: Heart Failure zbulon se konsumimi i moderuar i kafesë (rreth 2 filxhanë në ditë) shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës.

Parandalon kancerin e lëkurës

Kafeja (e cila përmban kafeinë) mund të zvogëlojë rrezikun e karcinomës së qelizave bazale, lloji më i zakonshëm i kancerit të lëkurës, thotë studimi i botuar në revistën “Cancer Research”. Duhet përmendur gjithashtu se kafeja pa kafeinë nuk ka efekt të njejtë.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...