E hënë, 3 Tetor, 2022

Wow: Lindin trenjakët e tretë për këtë vit, kësaj radhe nga Dibra

Familja Dardeshi u gëzua ditën e djeshme me ardhjen në jetë të trinjakëve, të cilët kanë ardhur në jetë shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë.”


Pas 3 fëmijëve, nëna nga Dibra ka sjellë në jetë trinjakët të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

- Advertisement -

Pak ditë më parë edhe një familje shkodrane u gëzua me lindjen e trinjakëve, dhe kjo është lindja e parë e trinjakëve pas 15 viteve në spitalin e Shkodrës.

Ndërsa trenjakët e parë të këtij viti ishin nga Hasi.

Me plot gojën mund të themi që ky është vit trenjakëve pasi vetëm në muajin e parë të vitit kemi patir tre lindje të tilla.

- Advertisement -

Në fund të fundit shqiptarët janë rracë e bukur, pse të mos shtohen?

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e shëndetësisë, Ogerta Manstirliu përmes një postimi në Facebook.

“Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë, të cilët kanë ardhur në jetë shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor,” shkruan ajo.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...