E enjte, 30 Mars, 2023

Vogëlushi ngec në fuçi, shpëtohet në spital për shkak të pozicionit

- Advertisement1-

Një vogëlush nga Tennessee kishte ngecur në një fuçi antike prej druri gjatë një vizite te gjyshërit e tij.

Ka qenë babai i Dorian Strubing, i cili ka shpjeguar situatën.

- Advertisement -

“Ne ishim duke ngrënë darkë dhe ai kishte mbaruar së ngrëni dhe ishte duke luajtur më pas ka thirrur me qetësi ‘ndihmë ju lutem’ siç bën ai nëse dëshiron diçka të hapur ose të ngjashme, kështu që ne as nuk e kuptonim se ai kishte ngecur. Ai qëndroi mjaft i qetë pasi ishte e qartë se nuk kishte dhembje”, u shpreh Lance.

Ndërsa nëna e Dorianit, Kelly Strubing, ka thënë se fillimisht nuk e kishte besuar që një gjë e tillë ka ndodhur.

- Advertisement -

“Kur e pashë në fuçi kuptova se mund ta ndihmonim të ngrihej për të dalë. Ne shpejt kuptuam se ai ishte futur thellë. Për shkak të pozicionit të ijëve dhe gjunjëve të tij ai ishte i lidhur kur u përpoq të dilte”.

Doriani 2-vjeçar u dërgua në spital, i mbledhur brenda asaj fuçie. Ndërkohë u nxorr nga fuçia me ndihmën e Shërbimeve Emergjente Mjekësore të Sumner County, Departamenti i Zjarrfikësve në Portland dhe punëtorët e spitalit.

Në spital, profesionistët mjekësorë përdorën rrezet X për të përcaktuar se ku ishin, gjunjët dhe këmbët e Dorianit në mënyrë që të hapnin një sharrë elektrike.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...