E diel, 5 Shkurt, 2023

Vjen propozimi më i ri: Vlera e koeficientit të pagave të jetë 125 euro

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur vlerën e koeficientit të pagave, çka ka lënë në pritje sindikatat.

Është deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, që ka dalë me një propozim ku thotë se një vlerë e koeficientit prej 125 euro i ruan pagat e njëjta në fuqi blerëse, siç kanë qenë në dhjetor 2021 përpara rritjes së çmimeve.

- Advertisement -

Ai tutje thotë se çfarëdo vlere e koeficientit më pak se 125 euro nënkupton ulje të pagave në fuqi blerëse në mallra dhe shërbime.

Postimi i tij:

SA DUHET TË JETË VLERA E KOEFICIENTIT TË PAGAVE?

- Advertisement -

1. PASOJAT E INFLACIONIT: Për shkak të rritjes enorme të çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm, vlera reale apo fuqia blerëse e pagave u zvogëlua dukshëm gjatë vitit 2022. Qeveria nuk i përshtati pagat për normën e inflacionit, e as nuk e rriti pagën minimale. Rrjedhimisht, për pjesën më të madhe të familjeve (që kanë të ardhura vetëm nga paga) standardi i jetës ra për shkak të reduktimit të konsumit.

2. PASIGURIA ME LIGJIN E PAGAVE: Edhe pse ligji i pagave është shpallur në Gazetën Zyrtare më 5 janar 2023, Qeveria ende nuk e ka caktuar vlerën e koeficientit. Rrjedhimisht, askush nuk e di sa do ta ketë pagën në muajin shkurt. Kjo ka krijuar pasiguri tek të punësuarit, pasi shumë prej tyre kanë kredi apo obligime të rregullta mujore. Mos caktimi i vlerës së koeficientit përbënë shkelje të të drejtave të punëtorëve.

3. SA DUHET TË JETË VLERA E KOEFICIENTIT PËR TË RUAJTUR PAGAT E NJËJTA NË FUQI BLERËSE? Bazuar në një llogaritje të thjeshtë: një vlerë e koeficientit prej 125 euro i ruan pagat e njëjta në fuqi blerëse, siç kanë qenë në dhjetor 2021 përpara rritjes së çmimeve. Pra, kjo vlerë e koeficientit nuk paraqet rritje reale të pagave. Rritje reale sigurohet nëse vlera e koeficientit është më e lartë se 125 euro. Çfarëdo vlere e koeficientit më pak se 125 euro nënkupton ulje të pagave në fuqi blerëse në mallra dhe shërbime.

- Advertisement -

4. SA DUHET TË JETË VLERA E KOEFICIENTIT PËR NJË RRITJE TË ARSYESHME TË PAGAVE? Pagat në sektorin publik nuk janë rritur që nga viti 2016, kur u zbatua rritja prej 2% deri në 20% për shkak të viteve të përvojës së punës. Për shkak të ndryshimeve strukturore në ekonomi dhe në nevojat për konsum të familjeve, si dhe inflacionit inercial për periudhën 2016-2021, është e natyrshme që pagat reale duhet të rriten së paku me 10%. Kjo rritje është modeste, pasi përbën rritje prej 2% në vit. Kështu që, për të siguruar rritje reale të pagave prej 10%, si dhe për të kompensuar zhvlerësimin për shkak të inflacionit siç u diskutua më lartë, vlera e koeficientit të pagave duhet të jetë 137.5 euro. [e njëjta përshtatje duhet të ndodhë edhe për skemat pensionet dhe të ndihmës sociale].

Secili i punësuar në sektorin publik mund të bëjë vetë llogaritje për tu bindur:

(i) krahasoni sasinë e mallrave që e keni blerë me pagën tuaj në dhjetor 2021 me sasinë e mallrave që e keni blerë në dhjetor 2022 (krahasoni faturat javore të ushqimeve, transportit dhe barnave që i konsumoni në familje brenda një jave, apo çmimet e mallrave dhe shërbimeve bazike);

(ii) sa duhet të jetë rritja në pagë në mënyrë që sot të blini të njëjtën sasi mallrash sikurse në dhjetor 2021?;

(iii) sa duhet të jetë vlera e koeficientit që të keni pagë me të cilën mund të blini të njëjtën sasi mallrash sikurse në dhjetor 2021?

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në Fizikë

Shkencëtari nga Deçani, Naim Krasniqi me punë dhe banim në Francë, ka botuar librin...

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë...

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të...

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...