E diel, 5 Shkurt, 2023

Vjen lajmi më i ri për Projektligjin për Paga

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë ditën e enjte me fillim nga ora 10:00 për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për zyrtarët publikë dhe Projektligjin për paga.

Kështu ka njoftuar kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

- Advertisement -

Ajo tha seanca për shqyrtimin e këtyre projektligjeve të enjten mbahet pas vendimit të seancës së djeshme ku u me shumicë votash u miratua propozimi për shmangien e afateve procedurale për këto projektligje.

Kusari-Lila tutje tha se pas kësaj seancë, Kuvendi do të mbajë një seancë të re me fillim nga ora 13:00.
“Seanca e re nga ora 13:00 përveç pikave të zakonshme ka edhe projektligjin për anti-doping, projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes, dhe shqyrtimin në parim të projektligjit për dhunën në familje e të tjera”- ka thënë ajo.

Shefja e deputetëve të LVV-së ka folur edhe për Projektligjin për pagën minimale i cili ende nuk ka ardhur në Kuvend për leximin ne dytë.

- Advertisement -

“Ai është në kuadër të trajtimeve në Kuvend për këtë më duhet të shikoj me komisionin për buxhet. Ne duhet t`i kthehemi por duke trajtuar edhe komplet reformën në skemën pensionale dhe reformën e kategorive të dala nga lufta”- ka thënë ajo.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal është duke mbajtur sot Dëgjim publikë legjislativ për këto dy projektligje.

Dje, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar propozimin që shqyrtimi i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Projektligjit për Paga të bëhet me shmangie nga afatet procedurale të parapara sipas rregullores.

Me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për këtë mocion Kuvendi ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Në seancën e 9 dhjetorit, kur janë miratuar në parim këto projektligje, është vendosur që të trajtimi i tyre të bëhet në procedurë të rregullt.

Afati ligjor për të propozuar amendamente sipas rregullores së Kuvendit është 15 ditë.
“Amendamentet në projektligj mund të propozojë deputeti, komisioni parlamentar dhe Qeveria. Amendamentet i adresohen komisionit përgjegjës- raportues, nëpërmjet zyrës për propozime dhe parashtresa brenda përmbledhjet ditësh nga dita e miratimit në parim”- thuhet në rregullore.
Sjellja e këtyre dy projektligjeve sot në Kuvend, nuk do t`ua mundësonte, deputetëve që të shtojnë amendamente të reja për këto dy projektligje të propozuara nga Qeveria.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë...

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të...

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...

Këshilla për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve gjatë orës mësimore

Nga Zihnie Kaçaniku Gurmani Këshilla për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve gjatë orës...