E martë, 31 Janar, 2023

Vitaminat që i nevojiten një të porsalinduri

- Advertisement -

Në shumicën e rasteve bebet që ushqehen me formulë i marrin të gjitha vitaminat të cilat janë të shtuara në formulë.

Me përjashtim të vitaminës D e cila duhet të merret në formën e një suplementi nëse bebi ushqehet me gji ose pi më pak se 940 ml qumësht formule në ditë.

- Advertisement -

Më pas në varësi të lindjes apo ecurisë së zhvillimit të fëmijës mjeku mund të rekomandojë vitaminat:

Hekur. Bebet që ushqehen me gji apo formulë marrin hekur megjithatë në momentin që bebi ha ushqime të ngurta ka nevojë për ushqime që përmbajnë këtë mineral. Në të kundërt mjeku mund të këshillojë të merren vitaminat edhe në rastet kur bebi lind prematurë.

Vitamina D. Qumështi i gjirit i jep fëmijës një sasi të vogël vitamine D dhe bebi mund të ketë nevojë për suplement disa ditë pas lindjes.

- Advertisement -

Vitaminat B12. Mund të merret nga peshku, mishi, vezët qumështi dhe produktet e tij. Prandaj dieta e fëmijës duhet të përbëhet nga këto ushqime.

DHA, një acid yndyror omega-3 shumë i rëndësishëm për zhvillimin e syve dhe trurit. Zakonisht këtë vitaminë e merr nëna nëpërmjet ushqimeve sidomos nëse ajo është vegjetariane.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...