E premte, 2 Dhjetor, 2022

Virusi jeton deri në 3 jave te fëmijët. Ja çfarë ka zbuluar studimi i ri!

Studimet kanë zbuluar se shumica dërrmuese e fëmijëve të cilët infektohen me Covid-19, kanë simptoma të lehta ose nuk shfaqin fare simptoma.

Por ende enigmë është se sa ka të ngjarë që fëmijët të përhapin virusin tek të tjerët, në rast se infektohen.

- Advertisement -

Presidenti i Kolegjit të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, Prof Russell Viner, në Korenë e Jugut, shtron tre pyetje të rëndësishme në lidhje me fëmijët dhe Covid-19:

Ndërsa është e sigurtë që edhe fëmijët mund të infektohen, Prof. Viner thotë se të dhënat nga testet e gjakut të antitrupave tregojnë se ato mund të jenë më pak të rrezikuar sesa të rriturit, për t’u infektuar. Veçanërisht fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Së dyti, fëmijët kanë më pak të ngjarë të sëmuren edhe nëse infektohen.

- Advertisement -

Pyetja e tretë është ajo për të cilën ne dimë më pak dhe studimi i fundit i Koresë së Jugut, hedh më shumë dritë, informon dritare.net.

Studimi, i bazuar në 91 fëmijë, zbuloi se edhe në mesin e atyre me pak ose aspak simptoma, virusi mund të jetonte te fëmijët deri në 3 javë. Kjo tregon se ata e transmetojnë virusin te të tjerët.

Por ashtu si studimet e tjera, edhe ky studim nuk i zbulon të gjitha.

Virusi jeton deri në 3 jave te fëmijët. Ja çfarë ka

Vetëm se virusi gjendet te fëmijët deri në tre javë, nuk vërteton përfundimisht se ata e transmetojnë atë njësoj si të rriturit.

Dr Roberta DeBiasi, shefe e departamentit të sëmundjeve pediatrike në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington DC, tha që do të ishte “jologjike të mendosh se fëmijët nuk transmetojnë virusin, përsa kohë ata e bartin atë”.

Si përfundim, fëmijët ashtu si edhe të rriturit, të cilët shfaqin pak ose aspak simptoma, ka të ngjarë të jenë më pak infektues.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...