E martë, 2 Mars, 2021

Vallen e kërceni të gjithë në dasma, por a e dini historinë e saj?

Në Çamëri, në vendin e quajtur Konispoli, jetonte fisi i Takajve, aty ku lindi Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror.


Historia fillon në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane ku Konispoli ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës”, posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat.

Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falnin lutjet e së premtes njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Oficeri turk, pas kryerjes së lutjeve u ndesh në rrugë me dy femra me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për një vizitë. – I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoi shaminë për t’ua parë fytyrën.

Gratë si në faj largohen që aty dhe dikur u kthyen në shtëpi, nga turpi i ngjarjes motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa turke iu kishte zbuluar fytyrën. Për këtë turp Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe mori vendim të prerë ku Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pritën në udhë trupës që vinte nga karakolli turk. Ku dhe katër i vranë komandantin me ushtarët, kurse një nga ta u la i gjallë për t’i çuar porosi kryekomandantit në Janinë.

Osman Taka u shpall në kërkim dhe për kapjen e tij, Veliu i Janinës, një ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri. Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë, deri sa ra në derën e një miku tradhëtar si Nasho Gërxhua i cili pasi u dha mish e raki, i dehu për t’u siguruar se janë në gjumë, e pastaj për t’i spiunuar që të fitonte 5 mijë napolonët. Trupat turke u vërsulën drejt shtëpisë ku gjindeshin trimat dhe gjatë luftimeve u vranë dy djem të Nashos dhe një luftëtar i Osman Takës, atë tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku u gjykua me varje në litar.

Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen Xhemilen ndërsa kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Beu, i cili si pjesë obligative kishte të pyeste të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë. Osman Taka kërkoi diçka të çuditshme. Kërkoi një sofër dhe sazet e Filatit të Konispolit për të kërcyer një valle që e quanin “Vallja e Burrave të Konispolit”. Ai tha se kërkon orkestrën e Braho Salametit.

Kërkesa iu plotësua dhe magjia filloi. Osmani si një vallëtar elegant, me pamje të rrallë, burrë që kërcente bukur, fascinoi të pranishmit sa që gruaja e Hasan Beut, Xhemilja tha që nuk kishte parë artist të tillë, i cili ishte i lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe të tjerët. Xhemile Hanemi ju drejtua Mexhit beut duke i thënë se është mëkat të varet ky njeri me këta burra.

Ajo u zotua se do të ndryshojë fermanin në Portën e Lartë për t’i falur ata dhe u ngjit në podiumin e varjes ku kërkoi vallen të luhej përsëri, e që Osmani do e kërcente edhe më me krenari dhe me virtuozitet. Vallen e Burrave të Konispolit, një valle që fisnikroi krenarinë e moralit dhe që i shpëtoi jetën një njeriu, valle kjo që emrin tani mban Vallja e Osman Takës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Çifti kinez kundërshton ligjin, paguan 155 mijë dollarë për të pasur 7 fëmijë

Një çift kinez ka paguar 155.000 dollarë tarifa në mënyrë që të ketë 7...

Ndiq këshillat e neurologëve: Ç’duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të...

10 minuta bisedë në telefon zvogëlon ndjenjën e vetmisë

Të flasësh me dikë në telefon për dhjetë minuta disa herë në javë, nëse...

Gruaja bëri punët e shtëpisë për pesë vjet, gjykata urdhëron burrin ta paguajë bashkëshorten

Në një rast të veçantë, një gruaje kineze i është dhënë kompensim për punët...