E mërkurë, 29 Mars, 2023

Vala e të ftohtit godet SHBA-në, ngrihet ujëvara e Niagarës / VIDEO

- Advertisement1-

Pjesë të ujëvarës së Niagarës, përgjatë kufirit SHBA-Kanada, janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë rënë këto – duke shkuar në minus 18 gradë celsius, kurse vala e të ftohtit është ende prezente në Nee York dhe pjesë tjera të Amerikës së Veriut, shkruan Independent.


E përditshmja britanike shkruan se turistët që dje kishin shkuar për ta vizituar ujëvarën e Niagarës, kanë mundur të shohin dhe fotografojnë disa pjesë të saj që janë ngrirë, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Siç raporton Independent edhe pse në disa fotografi shihet uji i ngrirë, uji për asnjë moment nuk ndalet duke rrjedhur pavarësisht kushteve të motit, e prania e sasisë së madhe të akulli në ujëvarë ishte regjistruar edhe gjatë viteve 2014-2015 kur ciklonet polare goditën këtë rajon.

Së bashku me shtetet tjera federale në mbarë SHBA-të gjatë dy javëve të fundit, edhe Nee Yorkut është goditur nga vala e të ftohtit – e reshje të mëdha të borës priten edhe në Niagara gjatë ditëve të ardhshme.

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm personat me koeficient të lartë të inteligjencës mund të dallojnë një shkronjë të ndryshme në foto

Zgjidhja e një iluzioni optik kërkon aftësi të mira vëzhgimi dhe një sy të...

“Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat – vjedh, nuk punon, bëhesh i korruptuar”

Nga Edison Ypi Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk...

Akrepat lëvizin një orë para, me këtë datë ndërrohet ora

Ora dimërore do të jetë e pranishme deri në natën mes të dielës 26...

Mira Murati, shqiptarja që qëndron prapa revolucionit botëror

Me “ChatGPT”, OpenAI shënoi një storie suksesi të papaparë. Mira Murati 35-vjeçare, një grua...