E premte, 7 Tetor, 2022

Vajza lind “me këmishë” 7 sekonda pas mesnate, shihet si ogur i mirë

Fëmija i parë i lindur në vitin 2022 në spitalin San Martino në Oristano të Sardenjës, Alba Irene, erdhi në botë “me këmishë” shtatë sekonda pas mesnate.

Siç raportohet nga faqet lokale, vajza e vogël ishte ende e mbështjellë brenda qeskës amniotike, detaj nga i cili buron motoja e njohur “të lindësh me këmishë” për të treguar njerëz që, në një farë mënyre, janë puthur nga fati. Një fakt që shihet si ogur për vitin e ri.

- Advertisement -

Foshnja ka lindur me lindje natyrale dhe peshonte 2 kilogramë e 730 gram. Për prindërit është vajza e dytë. “Ishte një lindje veçanërisht e qetë dhe e suportuar shumë mirë nga nëna. Lindja me këmishë e Albës, fëmijës së parë të lindur në vit, është një shenjë shprese për të ardhmen e pavijonit tonë dhe të vetë spitalit”, deklaroi ​​Francesca Campus, shefe e departamentit të obstetrikës dhe gjinekologjisë në San Martino.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...

Rrahman Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit...

Greva e përgjithshme në arsim, BSPK kërkon nga kopshtet të mos kujdesen për fëmijët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje edhe kujdestarëve të...