E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Tri lulet më të bukura të vjeshtës për ballkon apo kopsht: Në të ftohtë dhe pa diell lulëzojnë për mrekulli!

Gjithë verës jemi kënaqur me lule ngjyrash të llojllojshme, të mrekullueshme dhe aromatike, mirëpo ato njëvjeçare tani me siguri kanë përfunduar lulëzimin, ndërsa disa të tjera shumëvjeçare që tani kërkojnë që t’u siguroni vend më të ngrohtë për netët e ftohta të cilat tashmë po arrijnë

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që tarraca apo kopshti juaj tani duhet të jetë i lënë anash – tri lule shumë të bukura mund ende t’jua zbukurojnë mëngjeset me diell të vjeshtës!

- Advertisement -

1. Ditë-nata

Kjo lule është zgjedhje e shkëlqyeshme kur është fjala për lulet e hershme të vjeshtës.

A e keni ditur që lulja ditë-nata mund të mbijetojë madje edhe në temperaturat deri në minus 23 gradë Celsius?

- Advertisement -

Pikërisht kjo lule shumë e bukur është e përsosur për ditët dhe muajt më të ftohtë të cilët janë para nesh!

 

2. Lule me formë yjesh

Kjo lule shumëvjeçare ka formën e shkurreve, kryesisht ka ngjyrë të trëndafiltë dhe të vjollcës, mirëpo mundeni të zgjidhni madje midis 170 llojeve të këtyre luleve.

Kërkon kujdes minimal dhe kjo e bën edhe më shumë zgjedhje ideale për vjeshtën e hershme.

 

 

View this post on Instagram

 

Aster alpinus. Fleeting but worth the effort. #asteralpinus #perennials #nursery #garden #plants

A post shared by Antique Perennials (@antique_perennials) on

3. Anemona japoneze

Lule ideale për vendet në kopsht të cilat pothuajse vazhdimisht janë në vend të ftohtë.

Fjala është për lulen shumëvjeçare me lule të buta ngjyrë bardhë-verdhë, ndonëse mund të gjenden edhe në ngjyra të tjera, më së shpeshti ngjyrë të butë të trëndafiltë.

Kërcejtë elegant të Anemonës japoneze mund të rriten edhe më shumë se një metër, ndërkaq lulëzojnë nga fundi i gushtit deri në tetor.

 

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nesër ekzekutohen pagesat për këto dy kategori në Kosovë

Ministria e Financave ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale...

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë shtesa: Pagat janë dyfish më të vogla

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës...

Lindi pa duar, por 20-vjeçari nga Malisheva mahnitë me talentin e tij, kaq bukur pikturon me këmbë

Arion Krasniqi, 20-vjeç nga Malisheva nuk njeh barriera e as kufij. Jeta për të nuk...

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...