E shtunë, 28 Nëntor, 2020

Tortë e mrekullueshme për vetëm 15 minuta

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Për të gatuar këtë tortë nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para, sepse për të nuk ka nevojë as për vezë as për qumësht, madje as për margarinë dhe gjalpë!

Dhe kur një herë ta provoni edhe ju do të vazhdoni ta gatuani shpesh!

Përbërësit:

▪ 1,5 filxhan miell

▪ një lugë e vogël sodë buke

▪ kripë sa mund të kapësh me një gisht

▪ 3 lugë kakao

▪ një filxhan sheqer

▪ një lugë e vogël uthull

▪ një lugë e vogël ekstrakt vaniljeje

▪ 5 lugë vaj

▪ 1 filxhan ujë

▪ 200 g çokollatë

Përgatitja:

Në enën për pjekje përzieni të gjithë përbërësit. Shtoni uthullën, vajin, sheqerin dhe ekstraktin e vaniljes dhe që të gjitha përzieni mirë.

Piqni në furrë të ngrohur në 180 gradë celsius rreth 35 minuta. Gjatë kësaj kohe në avull shkrini çokollatën me pak vaj dhe me të lyeni tortën e pjekur.

Sipas dëshirës zbukurojeni me krem të rrahur dhe me pemë freskuese.

Në video shikoni instruksionet e hollësishme dhe sa më parë gatuani këtë tortë shumë të shijshme!

- Advertisement -

Share

Të fundit

Flet Zenun Shala, që hapi shkollën shqipe në Monthey të Zvicrës: Çdo ditë e më shumë po rritet numri i nxënësëve

Mërgata kosovare që jeton në shtete të ndryshme asnjëherë nuk e harron t’ia trasojë gjeneratave të reja që ta mësojnë gjuhën shqipe. Kështu ka bërë...

Suela Kluna, 11-vjeçarja që jeton në Gjermani – drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë modele

Është 11-vjeçare dhe si çdo fëmijë ka shumë ëndrra. Pandemia aktualisht e ka stopuar që të merret me modelim, por shpreson se shpejt do...

Flet Ajlin Alfredaj nga Tropoja: Si është të rritësh 7 fëmijë dhe të bësh karrierë në politikë

Intervistoi: Donat Maloku Është nënë e 7 fëmijëve por kjo nuk e ka penguar të kryejë dy fakultete dhe më pas të merret intesivisht me...

Të tjera nga kategoria

Ëmbëlsira speciale për festa

Në kuadër të medias Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) do të jetë edhe rubrika RECETA...

Biskota me tërshërë

Në kuadër të medias Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) do të jetë edhe rubrika RECETA...

Kifle me gjizë

Në kuadër të medias Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) do të jetë edhe rubrika RECETA...

Kek me banane dhe çokollatë

Në kuadër të medias Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) do të jetë edhe rubrika RECETA...