E enjte, 27 Janar, 2022

Sulm në një shkollë në Miçigan, të paktën tre të vrarë

- Advertisement -

Të paktën tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën kur u hap zjarr në një shkollë të mesme në Oksford të Miçiganit dhe një nxënës u arrestua menjeherë pas icidentit, thanë autoritetet e rendit.


Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme të Oksfordit, rreth 55 km në veri të Detroitit, pak pas mesditës me kohën lokale. Forcat e rendit dhe personeli i urgjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, tha zyra e Sherifit të Qarkut Oakland.

- Advertisement -

“Kemi në paraburgim një të dyshuar për hapje zjarri dhe kemi gjetur një armë. Nuk besojmë se ka ndonjë person tjetër në këtë moment”, tha përmes një deklarate zyra e sherifit.

Zëvendës sherifi Michael McCabe u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari ishte një nxënës 15-vjeçar në shkollë, i cili përdori një pistoletë gjysmë automatike. Mes të plagosurve ishte një mësues i madh, tha ai.

“Mund t’ju them se ai goditi me disa të shtëna,” tha zoti McCabe.

- Advertisement -

Ai shtoi se personeli i rendit po bënte ende kontroll në shkollë, e cila u vendos në izolim kur filluan të shtënat. /VOA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit në gjimnazin e Istogut thyejnë dyert e dëmtojnë tastierat e kompjuterave

Nuk janë të rralla rastet kur nxënësit nëpër shkollat fillore e të mesme në...

Paralajmërohet mbyllja e shkollave nëse përkeqësohet gjendja me pandeminë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka paralajmëruar mbylljen e shkollave nëse përkeqësohet edhe më...

A do të nisin shhkollat nesër? Tregon ministrja e Arsimit

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot se mbyllja e shkollave për tre ditë...

Ministër Latifi jep lajmin e fundit rreth mbylljes së shkollave

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka paralajmëruar se në rast se situate me koronavirusin...