E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Studimi amerikan zbulon se a ndikojnë vaksinat kundër coronavirusit në fertilitet

Frika se vaksinat anti-Covid mund të ndikojnë negativisht në fertilitet, kanë bërë që shumë njerëz t’i refuzojnë.


Sipas Healthline, këtë e vërtetojnë edhe disa studime të kohëve të fundit të kryera nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara.

Në njërin nga studimet thuhet se nga testet e kryera tek mbi 35 mijë persona në të gjithë botën, deri më tani nuk është shfaqur asnjë problem para dhe gjatë shtatzënisë.

Këto studime po ashtu tregojnë se nuk ka asnjë të dhënë që vaksina të ketë shkaktuar infertilitet si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.

Mbi 100 mijë femra kanë injektuar deri më tani vaksinat anti-Covid gjatë shtatzënisë në Shtetet e Bashkuara.

Statistikat tregojnë se ¼ e vajzave dhe grave në Britaninë e Madhe hezitojnë të vaksinohen nga frika e infertilitetit.

Frika për këtë është krijuar kryesisht nga deklaratat e mjekut gjerman Vofgang Vodarg vitin e kaluar, i cili tha se disa proteina të vaksinave që përdorin metodën e lajmëtarit të ARN’së si Pfizer e Moderna, janë të ngjashme me ato të fetusit, çka mund të bëjë që sistemi imunitar të sulmojë fetusin.

Por pohimet e tij janë kundërshtuar nga shumica e ekspertëve të shëndetit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Metoda natyrale për të kuruar djegien nga dielli

Në qoftë se deri pak javë më parë ankoheshit nga dimri i stërzgjatur, shirat...

Ndikimi i temperaturave të larta në shtypjen e gjakut

Shkaktarët e tensionit të lartë të gjakut janë të lidhur fort me shumë faktorë...

8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet

Nëse ka ndonjë stinë që na rikthen ose na shton edhe më shumë dashurinë...

Një maskë shumë e thjeshtë, heq puçrrat

Puçrrat janë një problem i vërtetë për shumë femra dhe meshkuj, pasi shpesh në...