E martë, 24 Maj, 2022

Studentja e inxhinierisë kompjuterike që mësoi punën me grep

spot_img
- Advertisement -

Pauzën prej ligjëratave e shfrytëzon ndryshe nga kolegët e saj.

Vesa Galica, 20-vjeçare dhe studente në degën e Inxhinierisë Kompjuterike, kohën e lirë e plotëson me punën me grep.

- Advertisement -

Këtë zanat nuk ia mësoi gjyshja as nëna e dikush tjetër më në moshë.

Vesa, që nga klasa e 8-të filloi të interesohet vetë për ta mësuar punën me grep me anë të videove në internet.

- Advertisement -

“Nuk mund ta paramendoj veten duke mos punuar me grep”, thotë ajo derisa punimet e saj tashmë po pëlqehen shumë.

Për herë të parë punoi rroba për kukulla, e tash në listën e gjërave që i thur janë çantat, rroba të zakonshme e për plazh dhe kapelat e ndryshme.

Ngjyrat dhe natyra, e dërgojnë Vesën në imagjinatë të cilën e kthen në art për dizajnet e saj të reja.

- Advertisement -

Por që natyrisht, shpesh herë përmbush edhe kërkesat e klientëve.

Shumë shpejt thotë se e ka kuptuar edhe rëndësinë e marketingut. Andaj rrjetet sociale i shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme ku ndodh të bëhet edhe virale.

Mbështetjen më të madhe e ka nga familja e shoqëria, që shpesh herë janë ndër të parët që porosisin gjëra prej saj.

Me këshillat e sugjerimet që ata i japin, 20-vjeçarja avancohet përditë e më tepër në këtë punë që mbi të gjitha i sjell edhe kënaqësi.

Edhe pse me profesion do të jetë inxhiniere e kompjuterikes, “YarnyHandmade”, është marka e saj të cilën synim e ka që ta zhvillojë më tutje.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Si të shkruash / Ernest Hemingway: Shtatë këshilla

Më 1984 Larry W. Phillips ka botuar “Ernest Hemingway on Writing“, një përmbledhje të...

E thotë shkenca: Njerëzit optimistë jetojnë më gjatë

Mbetet ende e paqartë se si optimistët e minimizojnë dozën e tyre të stresit....

Aspak Anjshtajni: kush është mendja më e madhe e të menduarit në histori?

Lindi në Uzbekistan dhe ndërroi jetë në Afganistan… A e dini se kush është mendja...

Fotografi Bujar Gashi përfaqëson Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare

Fotografi Bujar Gashi, është përzgjedhur të përfaqësojë Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare me pjesëmarrës të...