E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Specia e rrallë që gjendet në Kosovë: Brenda natës mund të përshkojë deri 45 km

- Advertisement -

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx martinoi) është nën specie e rrëqebullit të Euroazisë (Lynx lynx), i cili është i përhapur mjaft shumë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.


Shpërndarja aktuale e rrëqebullit ballkanik është e kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke u përhapur në veri në Mal të Zi dhe në Kosovë. Vlerësohen të jenë më pak se 100 dhe paraqet specien e rrëqebullit më të rrezikuar në të botën.

- Advertisement -

Rrëqebulli në Kosovë është kafshë e mbrojtur me ligj që prej kohës se Jugosllavisë, më saktë që nga viti 1973.

Rrëqebulli ka pamje mjaft karakteristike, me trup të mbledhur dhe këmbë të gjata e me shputa të gjera. Ka kokë të rrumbullakët, veshë të mëdhenj me një xhufkë tipike qimesh në majë, bisht të shkurtër dhe me majë të zezë. Gëzofin e ka ngjyrë kafe në të kuqërremtë, që vjen duke u zbardhur në pjesët e poshtme të barkut dhe është i mbuluar me pulla të errëta

- Advertisement -

Është i gjatë 80–130 cm, i lartë rreth 65 cm dhe peshon 12-35 kilogramë. Është kafshë tipike vetmitare dhe takohet me rrëqebuj të tjerë vetëm në sezonin e çiftimit. Zë territore të mëdha deri 2000 km2 dhe është aktiv kryesisht natën. Brenda një nate mund të përshkojë deri 45 km. Rrëqebulli jeton deri 17 vjet.

Lloji i tij më së shumti haset në Malet e Sharrit në Kosovë dhe shpesh është kapur edhe nga kamerat e fshehura të montuara nga njerëz të cilën merren me studimin e natyrës.

- Advertisement -

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Video prekëse që tregon se mësuesi nuk duhet harruar dhe respektuar gjithmonë

Një pilot në linjat turke zbulon se një nga mësuesit që ai kishte kaluar...

Shkalla e ulët e inteligjencës “shpëton” 25-vjeçarin nga dëbimi në Kosovë

Ai ka një shkallë të inteligjencës prej vetëm 70 IQ dhe konsiderohet si personalitet...

Gjuha shqipe e varfër, a do të flasim në të ardhmen veç me emoji?

Emojit janë këtu dhe janë këtu për të qëndruar, duke u zhvilluar e përmirësuar...

Universiteti shtetëror i Floridas shkruan për ekonomisten nga Prishtina

Universiteti Shtetëror i Floridas (FSU) ka shkruar sot për këngëtaren Adelina Emini, e cila...