E shtunë, 1 Tetor, 2022

Situata e përmbytjeve në Shqipëri, ministria e Arsimit: Pezullohet mësimi në këto shkolla

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mbrëmë ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e përmbytjeve ka pasur në shkollat e disa zonave të caktuara.

Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qetë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave që cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës

- Advertisement -

Statusi i plotë i Ministres Kushi:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.

- Advertisement -

Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.

Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

? Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
? Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
? Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
? Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
? Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

- Advertisement -

Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për mësimdhënësit në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një lajm shumë të mirë mëngjesin e sotëm për...

A do të pezullohet sot greva në arsim deri në janar?

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...

Sefaj nga Këshilli Grevist: Be po ju bëj, Murati e Nagavci s’ishin bë drejtora as në Mamushë

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka kritikuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...

Pas votimit për pezullim të grevës, BSPK thërret konferencë të jashtëzakonshme

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme...