E mërkurë, 29 Mars, 2023

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se mospërcaktimi i vlerës së koeficientit ka krijuar situata jo të favorshme për zyrtarët publik,. Ai këtë e ka quajtur tallje të Qeverisë në raport me zyrtarët publikë.

Ndonëse në deklaratat e zyrtarëve qeverisës, vlera e koeficientit do të bëhet publike në fund të janarit, Gashi e ka quajtur veprim të pamenduar mirë.

- Advertisement -

Gashi ka thënë se kjo mungesë e transparencës i lë hapësirë edhe spekulimeve.

Ai ka kritikuar ekzekutivin edhe për mungesë të komunikimeve me sindikatat.

“Fatkeqësisht që nga miratimi i ligjit të pagave deri më tani nuk kemi pasur ndonjë takim zyrtarë përjashtimisht komunikimeve zyrtare që i kemi përmes shkresave zyrtare. Ne kemi besuar që edhe në deklaratën e fundit që është dhënë edhe nga kryeministri edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që brenda janarit do të bëhet e ditur vlera e koeficientin dhe fatkeqësisht sot jemi me 31 dhe rrjedhimisht ne nuk e kemi e që fatkeqësisht mund ta quaj që është në vazhdën e gjërave të cilat i thonë pa u menduar mirë”, u shpreh ai.

- Advertisement -

“Mos komunikimi ose mos përcaktimi i vlerës së koeficientit deri më tani ka krijuar vetëm situata jo të favorshme për zyrtarët publik. Thjesht ka ekzistuar një spekulim i vazhdueshëm rreth vlerës së koeficientit e rrjedhimisht kjo ka krijuar edhe një shqetësim edhe më të madh tek zyrtarët publik për arsyeje se një farë forme e kemi marrë si tallje si mos përgjegjësi në raport me obligimet shtetërore që ka Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se 82 mijë zyrtarët publik po malltretohen sa i përket vlerës së koeficientit. Thotë se këto gjëra nuk i harrojnë.

“Këtu nuk kemi të bëjmë një shtresë të vogël, kemi të bëjmë me mbi 82 mijë zyrtarë publik të cilët kanë familje kanë halle, kanë derte dhe mezi e kanë pritur ardhjen e këtij ligji dhe tani me këtë formë dhe me këtë qasje të Qeverisë sinqerisht është shqetësuese dhe nuk e kemi pritur”.

- Advertisement -

Sipas Gashi, ekzekutivi po bën lojëra me Sindikatat në vend. Ai ka kërkuar që sa më shpejtë vlera e koeficientit të Ligjit të Pagave të bëhet publike.

“Sido që të jetë është qëndrim i tyre, por ne nuk harrojmë ne do e marrim shumë seriozisht këto lojëra që po luhen nga ana e Qeverisë, dhe i bëj apel përmes medieve tuaja që me urgjencë ta përcaktojnë vlerën e koeficientit që rrjedhimisht zyrtarët publik ta kuptojnë më në fund sa kanë pagën dhe njëkohësisht ne ta shohim dhe a do të pajtohemi në qoftë se ka vlerë të koeficientit i cili do të jetë e padinjitetshme dhe rrjedhimisht e papranueshme për ne”, tha ai.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Malvina Lamçe-Rista: Dikur kur të kritikonte mësuesja ktheheshe kokëulur në shtëi, sot nxënësi…

“Për çfarë duhet të jesh mësues kur nuk të lenë të punosh siç duhet?...

Shkolla fillore “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit shënon Ditën e shkollës me disa aktivitete

Shkolla fillore "Ilaz Thaçi" në Han të Elezit ka shënuar Ditën e shkollës. Për këtë...

Drejtoresha Ardita Brahimi-Idrizi: Vlerësimi i përformancës së mësimdhënësve, rol kyç në reformat e personelit arsimor

Në të kaluarën vlerësimi i performancës ka qenë më tepër i koncentruar në atë...

Mësuesja Ariana Rizvanolli: Përvoja e punës që mora nga Kosova më beri të kem sukses në Gjermani

Me ambicien dhe pasionin që e karakterizon, Ariana Gala Rizvanolli, vazhdon ta ushtrojë profesionin...