E diel, 5 Shkurt, 2023

Sildi Hajrullaj, 13-vjeçari nga Berati – ylli në ardhje i muzikës shqiptare

- Advertisement -

Intervistoi:  Arta Gashi

Është vetëm 13 vjeçar, por qysh tani ka rrëmbyer disa çmime. Karrierën si muzikant e nisi qysh në moshën 6-vjeçare në qytetin e lindjes në Berat të Shqipërisë, ndërsa tani shkon në shkollë të muzikës ku të ardhmen e sheh si një muzicient/këngëtar. Fjala është për Sildi Hajrullaj, i cili në një interivstë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për karrierën e tij të deritanishme, por jo vetëm.

- Advertisement -

 

Kids of Kosova: Sa vjeçar jeni, në cilën klasë dhe në cilë shkollë vijoni mësimet?

Sildi Hajrullaj: Unë jam Sildi Hajrullaj, 13 vjeçar në klasën e tetë të shkollës artistike “Ajet Xhindole”, në Berat.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Jeni një këngëtar i njohur i muzikës për fëmijë? Në cilën moshë keni filluar të merreni me muzikë?

Sildi Hajrullaj: Kam filluar shumë herë të merrem me muzikë. Në moshën 6 vjeçare jam prezantuar në festivalin e këngëve për fëmijë në Berat, për të vazhduar me shumë aktivitete të tjera muzikore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Cilat janë deri tani sukseset tuaja? Çfarë çmime keni fituar?

Sildi Hajrullaj: Kam qenë gjithmonë i vlerësuar me çmime. Çmimin e parë që kam fituar ka qenë ‘Interpretuesi më i vogël i festivalit’, çmimi 1,2,3 gjithashtu, kam qenë pjesëmarrës në “The Voice Kids” , dhe së fundmi jam vlerësuar me vendin e 4-të në Festivalin e Maltës midis shumë shteteve konkurruese.

Përveç muzikës së lehtë preferenca ime është edhe për muzikën popullore, ku para disa vitesh në konkursin e muzikës popullore qytetare e zhvilluar në qytetin e Tiranës, jam vlerësuar me certifikatë nga artistja e njohur Margarita Xhepa.

Kids of Kosova: Cilat janë planet tuaja?

Sildi Hajrullaj: Sikurse e përmenda dhe më sipër, unë studioj në shkollën e muzikës për kitarë, dhe planet e mia në të ardhmen janë drejt muzikës.

Kids of Kosova: Për fund, mesazhi juaj për bashkëmoshatarët tuaja?

Sildi Hajrullaj: Mesazhi im për bashkëmoshatarët është që nëse kanë një pasion, të punojnë fort për të arritur suksesin. (KidsofKosova)

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Fadil Curri: Dy ngjarjet që nuk do t’i harrojë kurrë si mësimdhënës

Nga Albanian Kids Education Nuk i kanë mbetur as dy vite deri në pensionim. Por...

INTERVISTË| Agim Agushi: Karriera ime si mësimdhënës dhe rekordet që synoj t’i arrijë në zhonglim me top

Nga Albanian Kids Education Një profesor i dalluar i matematikës dhe një rekordmeni i Guinness...

INTERVISTË| Drejtori i shkollës private të Mjekësisë “Imperium”, Egzon Ratkoceri: Prioriteti ynë, shkollimi cilësor dhe punësimi i nxënësve me rezultate të mira

Nga Albanian Kids Education Secili prind dëshiron më të mirën për fëmijët e tyre, por...

INTERVISTË| Besianë Musmurati: Procesi i zgjedhjes së drejtorëve e zv.drejtorëve të shkollave në Prishtinë 100% transparent

Nga Albanian Kids Education Rekrutimi i mësimdhënësve, drejtorëve e zv.drejtorëve të shkollave në Kosovë çdo...