E diel, 5 Shkurt, 2023

Siguria në internet: Prezantohet manuali për mësuesit dhe nxënësit

- Advertisement -

Ministrja Kushi së bashku me përfaqësues të ASCAP, në kuadër të nismës për “Sigurinë në Internet” prezantuan manualin e ri, i cili i kushton një rëndësi të veçantë marrëdhënies mësues-prind-nxënës për sa i përket ndërgjegjësimit, si dhe parandalimit të rreziqeve që fëmijët mund të hasin në internet.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar, në kuadër të nismës për “Sigurinë në Internet” prezantuan manualin e ri gjatë një bashkëbisedimi me nxënës, mësues dhe punonjës të shërbimit psiko-social në shkollën “Sinan Tafaj” në Tiranë. Ky manual i kushton një rëndësi të veçantë marrëdhënies mësues-prind-nxënës për sa i përket ndërgjegjësimit, si dhe parandalimit të rreziqeve që fëmijët mund të hasin në internet.

- Advertisement -

Pas shumë takimesh të organizuara me ekspertë të Ministrisë së Arsimit, drejtues shkollash, mësues e prindër, ky manual vjen si një hap më tej në përpjekje për të rritur më shumë sigurinë për nxënësit.

Kushi gjatë takimit theksoi se kur flasim për këtë temë, nuk kemi parasysh vetëm anët negative të përdorimit të internetit si bullizmi kibernetik, ngacmimet seksuale, vjedhjen e të dhënave personale, apo varësinë nga lojërat online, por kemi parasysh edhe qëndrimin me orë të tëra në internet i cili sjell dëme në shëndetin fizik e mendor.
Ministrja tha se të rinjtë duhet të shpenzojnë më shumë kohë me sport në natyrë, duke komunikuar ballë për ballë me njëri-tjetrin, për të parandaluar obezitetin, mbylljen në vetvete apo depresionin. Manuali i ri shërben për të garantuar shëndetin, qetësinë dhe mirëqenien e nxënësve, duke dhënë informacion të plotë mbi të gjitha rreziqet që mund t’i vijnë atyre.

Kushi thekson se vitin e ardhshëm shkollor do të ndërmerret një fushatë ndërgjegjësimi gjithëpërfshirëse dhe një plan konkret veprimi në të gjithë vendin në kuadër të kësaj nisme.

- Advertisement -

©Portali Shkollor

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në Fizikë

Shkencëtari nga Deçani, Naim Krasniqi me punë dhe banim në Francë, ka botuar librin...

Ankohen studentët për kushtet në konvikte: Ka mungesë të ujit e internetit, banjot e papastërta

Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë...

E FUNDIT: “Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit”

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të...

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...