E diel, 29 Janar, 2023

Si t’i jepni ilaçin bebes dhe përse është me rëndësi që t’ia japë nëna?

- Advertisement -

Kur duhet t’i jepni ilaçin fëmijëve, posaçërisht bebeve të vogla, sepse, fatkeqësisht edhe fëmijët sëmuren, jo rrallë mund të jetë problem, fëmijët kryesisht i refuzojnë ato që nuk u pëlqejnë dhe vrullshëm reagojnë.

Udhëzimit të mjekut duhet rreptësisht t’i përmbaheni.

- Advertisement -

Ilaçet për fëmijë, para së gjithash për ata të vegjlit, prodhohen kryesisht në formë shurupi apo pluhuri i cili tretet.

Nga pesha e bebes varet edhe doza e ilaçit, ndërsa mjeku do t’i përshkruajë saktësisht sa duhet të jepet në një dozë, në ç’kohë jepet dhe sa zgjat dhënia e ilaçit, transmeton Telegrafi.

Para dhënies së ilaçit, bëjeni gati shiringën (pa gjilpërë) apo lugën e vogël. Beben duhet vendosur në pozitë gjysmë të ulur dhe duhet hedhur ilaçin në gojë – anash, sepse ashtu më së lehti do ta përpijë.

- Advertisement -

Nëse ndodh që bebja ta pështyjë apo ta vjellë ilaçin menjëherë pasi t’ia keni dhënë, ose në periudhën deri në 10 minuta, duhet përsëritur procedurën me tërë dozën e caktuar.

Nëse e vjell pas njëzet minutave, nuk duhet përsëritur më.

Në rast që fëmija ka temperaturë të lartë, më parë duhet ulur temperaturën e pastaj t’i jepet ilaçi.

- Advertisement -

Preferohet që nëna t’ia japë ilaçin fëmijës, për shkak të marrëdhënieve të mira ndërmjet nënës dhe fëmijës.

Duhet shmangur dhënia e ilaçit nga shishja, apo me lugën me të cilën ushqehet bebja. Nëse bërtet dhe refuzon, dhënia e ilaçit duhet shtyrë për më vonë.

Më parë duhet të qetësohet, të argëtohet dhe gjatë lojës të marrë ilaçin. Assesi nuk është mirë që me dhunë t’i jepet fëmijës ilaçi.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...