E shtunë, 25 Qershor, 2022

Si të shkruash / Ernest Hemingway: Shtatë këshilla

spot_img
- Advertisement -

Më 1984 Larry W. Phillips ka botuar “Ernest Hemingway on Writing“, një përmbledhje të këshillave më të mira të Ernest Hemingway-t mbi procesin e shkrimit. Ja shtatë këshilla si të shkruash më së miri një libër narrativ.

Shkruaje një frazë të vërtetë: Këshilla e parë ka të bëjë me fillimin e shkrimit të një historie të re.

- Advertisement -

«Nganjëherë kur nis një histori të re dhe nuk arrij të shkoj tutje, ulem para oxhakut dhe nis të hedh lëkurën e disa portokajve të vegjël drejt qoshqeve të flakës dhe i vëzhgoj stërkalat blu që nxjerrin. Kështu në fund shkruaj një frazë të vërtetë dhe nisem prej aty. Ishte e lehtë ngase ishte gjithmonë një frazë e vërtetë që e njihja apo që kisha e dëgjuar nga dikush. Kur i bija në të se po shkruaja në mënyrë të elaboruar, apo si dikush që informon për një gjë a prezanton diçka, ndalesha, e hidhja tutje atë që kisha shkruar dhe rifilloja nga fraza e parë e vërtetë e thjeshtë deklarative që e kisha shkruar».

Ndalu para se të bllokohesh: Në këtë rast Hemingway sugjeron disa marifete ashtu që shkrimtari të dijë prore çfarë të shkruajë pa u ndalur kurrë.

«Gjëja më e mirë është përherë të ndalesh kur je duke shkruar mirë dhe kur ende e di se çfarë do të ndodhë më pas. Nëse e bën për çdo ditë kur je duke shkruar një roman, nuk do të mbetesh kurrë në cekëtinë. Kjo është gjëja më e çmueshme që mund të të them, prandaj mos e qit mendsh».

- Advertisement -

Mos mendo për historinë teksa je duke shkruar: Hemingway sugjeron të mos mendosh kurrë për historinë që je duke e shkruar para se të rifillosh të nesërmen.

«Në këtë mënyrë pavetëdija jote do të vazhdojë të punojë në të në mënyrë autonome, por nëse e bën në mënyrë të vetëdijshme, ose preokupohesh për të, e mbyt dhe truri yt do të lodhet ende para se të fillosh».

Rilexoje atë që ke shkruar para se të rifillosh të shkruash: shkrimtari e kishte zakon ta rilexonte atë që e kishte shkruar më herët para se të vazhdonte tutje.

- Advertisement -

«Gjëja më e mirë të rilexoja çdo mëngjes nga fillimi, të korrigjoja duke e përshkuar tekstin, e mandej të vazhdoja aty ku isha ndalur të djeshmen. Kur teksti bëhet aq i gjatë sa nuk mund ta rilexosh të gjithin për çdo ditë, ktheu mbrapa për dy a tre kapituj në ditë; mandej çdo javë rilexoje të gjithën nga fillimi. Kjo në mënyrë që teksti të jetë i njësuar».

Mos e përshkruaj emocionin, bëje të ndodhë: Nëse arrin ta identifikosh aksionin konkret apo ndjesinë që i ka dhënë jetë atij emocioni dhe e përshkruan në mënyrë përsoshmërisht koherente me historinë, lexuesit do të duhej të ndienin të njëjtin emocion.

«Në shkrimin gazetaresk rrëfen atë që ka ndodhur dhe, me këtë a atë marifet, e komunikon emocionin i ndihmuar nga ai element përpikërie që i dhuron një dozë të caktuar emocioni çfarëdo rezymeje të fakteve të ditës; por gjëja e vërtetë, sekuenca e fakteve dhe lëvizjeve që e kishin krijuar emocionin dhe që do të kishin qenë validë një a dhjetë vjet më përpara, me pak fat dhe nëse të përshkruar në mënyrë mjaft të pastër, përgjithmonë, ishte përtej meje dhe mundohesha të punoja fort për ta arritur».

Përdore lapsin: Hemingway shpesh e përdorte një makinë shkrimi kur shkruante letra apo tekste gazete, por për shkrimet më angazhuese preferonte lapsin.

«Kur mëson të shkruash objektivi yt primar është t’ia transmetosh të gjithën lexuesit: çdo ndjesi, frymëmarrje, ndjenjë, vend dhe emocion. Për ta bërë këtë duhet patjetër të rielaborosh atë që ke shkruar. Nëse shkruan me laps, i jep vetes të paktën tri raste të ndryshme që të sigurohesh se lexuesi do ta marrë atë që dëshiron t’ia japësh».

Ji konciz: Hemingway i përçmonte shkrimtarët që «nuk dinin kurrë t’i thoshin jo makinës së shkrimit».

«Jo rastësisht Fjalimi i Gettysburg-ut është aq i shkurtër. Ligjet e shkrimit në prozë janë të pandryshueshme si ato të luftimit, matematikës, fizikës».

/Përkthimi: Gazeta Express

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ironizohet në rrjetet sociale pasi ju gjenden armë nxënësve në Ferizaj: Hapet libraria me furnizim të ri për vitin shkollor 2022/23

Policia e Kosovës të premtën kapi disa armë nxënësve në Ferizaj, çka ngjalli reagime...

Shkrimtarja Shqipe Sylejmani fyhet mbi baza raciste në festën zvicerane

Shqipe Sylejmani ka organizuar një event kostumesh, por, për shkak se aty nuk duken...

Nëse e gjeni gaforren mes trëndafilave për më pak se 30 sek, jeni ndër 10% e njerëzve më të zgjuar në botë

Gjeni gjallesën e ujit në foto dhe zgjidhni enigmën! Kontrolloni nëse jeni ndër 5%...

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të...