E martë, 24 Maj, 2022

Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat: Metoda 3 ditore që po çudit nënat e reja

spot_img
- Advertisement -

Sipas mjekëve pediatër, shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4 vjeç, por nuk duhet të harroni se fëmijët ndryshojnë nga njëri-tjetri.

Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë.

- Advertisement -

Por teknika e fashme Fellom ndihmon fëmijët tuaj të heqin dorë nga pelenat dhe të mësojnë përdorimin e uturakut brenda 3 ditësh. Vendosni disa uturakë plastikë në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

1.Dita e parë: Lëreni fëmijën zhveshur nga mesi e poshtë gjithë ditën. N.q.s ju thotë se ka nevojë të kryejë nevojat personale, këshillojeni të përdorë uturakun në dhomën më të afërt. Bëni disa ndryshime në regjimin e zakonshëm ushqimor, si për shembull jepini të hajë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji ose kripe. Kjo gjë do e nxisë të përdorë më shpesh tualetin. Merreni fëmijën në banjo me ju dhe tregojini të gjithë hapat që duhet të ndjekë para se të përdorë WC-në. Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur u tregoni shembuj konkretë. Rikujtojini që është mirë të shkojë në tualet para gjumit të drekës dhe të darkës. Gjatë gjumit përdorni pelena që të mos rrezikoni ndonjë incident.

2.Dita e dytë: Dita e dytë është një vazhdimësi e të parës, por me disa ndryshime të vogla. Nxirreni fëmijën shëtitje rreth e rrotull shtëpisë ose në lagje, por para se ta bëni këtë këshillojeni të shkojë në tualet. Ky veprim do e mësojë që të shkojë në të ardhmen vetë në banjo. Kur të dilni jashtë mos i vendosni pelena, në momentin e parë që do të dojë të shkojë në banjo do të kërkojë të kthehet në shtëpi. Jepini të pijë sa më shumë ujë dhe lëngje.

- Advertisement -

3.Dita e tretë: Gjatë ditës së tretë, vazhdoni me po të njëjtin regjim, por shtoni oraret e shëtitjes. Sa herë që fëmija del jashtë këshillojeni të përdorë tualetin. Tashmë kur të ktheheni në shtëpi, ai do e dijë se ku duhet të shkojë. Ky proces i sjelljeve të fituara nuk vepron njëlloj me të gjithë fëmijët. N.q.s nuk funksionon, duhet të prisni rreth 6 deri në 8 javë për ta provuar përsëri.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Momente tmerri në kopshtin zoologjik, vogëlushja bie në strofkën e arinjve

Momente paniku në një kopësht zoologjik ku një vajzë e vogël ra brenda një...

E dhimbshme: Hyn për t’u larë, vdes një fëmijë në kanalin e “Ibër Lepencit” në Mitrovicë

Një fëmijë (i mitur) është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit”...

Pse është e rëndësishme që fëmijët të mbajnë syze dielli në plazh?

Rrezet UV me të dyja tipet A dhe B mund të jenë shumë të...

Detajet që nuk duhet t’i harroni kurrë kur ekspozoni në diell fëmijën tuaj

Kërkoni hije për fëmijën tuaj. Planifikoni aktivitetet e brendshme për të qëndruar brenda gjatë pjesëve...