E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Si të mbrojmë lëkurën gjatë dimrit? Tregojnë dermatologet

Tharja e lëkurës, acarimi dhe skuqja janë ndër problemet e lëkurës gjatë të ftohtit. Mjeket dermatologe në Klinikën “Vivia” pranë Spitalit Amerikan, Irena Savo Jorgaqi dhe Silvana Mishtaku ishin të ftuara në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku folën për kujdesin ndaj lëkurës, ndaj së cilës i duhet kushtuar një kujdes më i veçantë gjatë kësaj periudhe.


Ato shprehën rëndësinë e ndjekjes së një rutine të përditshme, duke përdorur një krem hidratues sipas tipit të lëkurës dhe kremit mbrojtës ndaj diellit.

“Moti i ftohtë dhe temperaturat janë ulur shumë dhe detergjentët e shumtë për shkak të larjes së duarve e kanë dëmtuar dhe më shumë barrierën, por dhe uji i nxehtë që përdorin njerëzit për shkak se janë të frikësuar. Duhet të jemi vazhdimisht në përkujdesje për duart, së pari e nisim me kremin dhe e dyra neglizojmë aksesorët mbrojtës ndaj ekspozimit ndaj të ftohiti, nuk duhet të dalin kurrë pa doreza.”, u shpreh Irena.

Një tjetër faktor që ndikon tek problemet e lëkurës është dhe maska gjatë kësaj periudhe. Mjekja Mishtaku shtoi se përdorimi i grimit ndërsa mbajmë maskë është e gabuar pasi ndikon në bllokimin e poreve. “Po, sidomos maskat kirurgjikale. Për personat me probleme me lëkurën mund të bëjmë një kombinim një maskë me copë pambuku poshtë dhe sipër një kirurgjikale.

Mbajtja e tejzgjatur dhe të folurit me maskë krijon një ambient të lagësht rrotull dhe bëhet shkas për infeksione. Dhe make upi është një faktor që ndikon negativisht pasi krijon një bllokim të poreve shumë më të madh dhe vëmë re që lëkurat që nuk janë me tendencë akneike, mund të përjetojnë puçrra nga mbajtja e zgjatur e maskës.“, u shpreh Silvana.

Përsa i përket trajtimeve të lëkurës, dermatologet u shprehën se në klinikën “Vivia”, gjatë kësaj periudhe kryhen trajtimet me peeling kimik dhe laser. “Trajtimet mund të kryhen gjatë gjithë vitit, por në dimër shfrtyëzojmë dy trajtime shtesë si peeling kimik, me të cilat “djegim” shtresën sipërfaqësore të lëkurës që të largojmë qelizat e vdekura dhe nxisim rigjenerim të shpejtë të epidermës për një lëkurë më të pastër, pa njolla dhe më pak rrudha.

Mundohemi të kapim avantazhin për laserin, pasi është një trajtim që nuk mund të kruhet gjatë verës dhe pastaj në varësi të tipit, gjatësisë së valëve aplikohen indikacione të ndryshme për përmirësim të shenjave që mund të lënë aknet, shenjat post operacionale, trajtimi i njollave të diellit, për reduktim të diametrit të poreve apo thjesht rigjenerim të përgjithshëm të lëkurës.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nëna shpëtimtare: Shikoni si i hedh fëmijët nga kati i katërt për t’i shpëtuar nga flakët

Një nënë arriti të shpëtonte të katër fëmijët e saj nga flakët që kishin...

Ky është mëngjesi ideal për fëmijët

Kujdesi për ushqimin e fëmijës fillon që me vaktin e mëngjesit. “Në anglisht fjala mëngjes...

Kjo është mosha e duhur se kur bebet duhet konsumuar vezët

Shumë nga profesionistët shëndetësorë, në të kaluarën kanë rekomanduar të jepni kohë bebit tuaj...

Sa pamje e ëmbël, shikoni si zhytet fëmija në çokolladë / VIDEO

Fëmijët i duan jashtëzakonisht shumë çokollatat. Nutella padyshim se është ndër më të preferuarat e...