E diel, 5 Shkurt, 2023

Si ta përdorni Aloe Veran në varësi të llojit të lëkurës

- Advertisement -

Në këtë artikull iu tregojmë tre mënyra se si ta kombinoni Aloe veran për çdo tip lëkure.


Aloe Vera është bima e mrekullive jo vetëm përsa i përket lëkurës, por edhe të gjithë organizmit, shkruan “Living”.

- Advertisement -

Ajo ka në përmbajtjen e saj 200 përbërës biologjikisht aktivë si polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale.

Për t’i përfituar të gjitha këto vlera ju duhet vetëm të merrni pak nga xheli i freskët që ndodhet në brendësi të saj dhe ta aplikoni në zonat ku ju dëshironi të shikoni përmirësime.

Gjithsesi në këtë artikull iu tregojmë tre mënyra se si ta kombinoni Aloe veran për çdo tip lëkure.

- Advertisement -

Trajtim për lëkurë të thatë

Për këtë trajtim ju duhen vetëm tre përbërës që mund t’i gjeni lehtë kudo. 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë vaj ulliri.

Përziejini të gjitha këta përbërës në një enë ose në misker në mënyrë që xheli i aloes të shkrihet plotësisht e më pas vendoseni maskën në fytyrë dhe qafë në mënyrë të njëtrajtëshme.

- Advertisement -

Lëreni të thahet paksa e të veprojë për 15 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Trajtim për fytyrë mikse

Njëjtë si më lart edhe për këtë trajtim do ju duhen vetëm tre përbërës. Në një enë përzieni 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 lugë gjelle mjaltë dhe gjysmë banane.

Hidhini të gjitha në misker dhe përzieni derisa të formohet një masë kremoze. Vendoseni atë në fytyrë dhe qafë për 15 minuta e në fund shpëlajeni me ujë dhe sapun.

Trajtim për fytyrë me yndyrë

Merrni xhelin e aloes në 1 lugë gjelle, përziejeni me 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle kos.

Mundohuni të arrini një masë sa më kompakte dhe të gjithë përbërjen vendoseni në fytyrë dhe qafë. Mbajeni 15-20 minuta e më pas shpëlajeni maskën me ujë dhe sapun.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nesër ekzekutohen pagesat për këto dy kategori në Kosovë

Ministria e Financave ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale...

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë shtesa: Pagat janë dyfish më të vogla

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës...

Lindi pa duar, por 20-vjeçari nga Malisheva mahnitë me talentin e tij, kaq bukur pikturon me këmbë

Arion Krasniqi, 20-vjeç nga Malisheva nuk njeh barriera e as kufij. Jeta për të nuk...

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...