E premte, 7 Tetor, 2022

Si ta kuptoni që s’po lëvizni sa duhet: Sinjalet që na jep trupi çdo ditë

A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse lëvizni mjaftueshëm?


Një ditë ndodh të punojmë më gjatë në zyrë, ditën tjetër përtojmë të dalim dhe zgjedhim një film në Netflix, e ndërsa të nesërmen, meqë s’kemi shumë kohë, porosisim ushqim online. Çfarë do të thotë kjo?

- Advertisement -

Që nuk po kalisni mendjen dhe trupin aq sa duhet për një stil të shëndetshëm jete. Trupi jep sinjale për t’jua bërë më të qartë se duhet të filloni lëvizje më të shpeshta, por cilat janë?

1. Sytë janë më të fryra se zakonisht

Një jete sedentare është gjëja më e keqe që mund t’i bëni vetes. Sytë e fryrë për periudha të gjata janë si pasojë e qëndrimit në një vend për një kohë të gjatë. Mund ta ndryshoni këtë duke bërë yoga, shëtitje në park ose thjesht të pushoni siç duhet.

- Advertisement -

2. Keni probleme me kapsllëkun

Ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme edhe për metabolizmin. Nëse pjesën më të madhe e kaloni ulur, duhet më shumë që ushqimi të tretet siç duhet. Për pasojë mund të keni probleme me sistemin tretës dhe kapsllëkun. Edhe disa ushtrime 15 minutëshe do t’ju vinin në ndihmë për t’u ndjerë më të lirshme dhe për të reduktuar probleme të tilla.

3. Harron shpejt

Një tjetër shenjë që nuk je aktive sa duhet! Nëse harron shpejt çfarë kishe në mendje apo çfarë duhet të bëje, konsidero të lëvizësh më shumë. Ata që bëjnë jetë sedentare zakonisht shkojnë drejt ndryshimeve strukturore në tru dhe për pasojë, kujtesa nuk është aty ku duhet të jetë. Ushtrimet fizike do t’ju ndihmonin shumë për ta rikthyer këtë.

4. Ju dhembin gjunjët.

Lëvizja është e vetmja zgjidhje për të forcuar dhe mbajtur në formë gjymturët. Duke u ushtruar ju parandaloni artritin, reumatizmën dhe dhimbjet e gjunjëve. Duke u ushtruar rregullisht muskujt forcohen dhe ju bëheni më fleksibël.

5. Jeni më të dhënë pas ëmbëlsirave

Aktiviteti fizik mbyt dëshirën për ta tepruar me ëmbëlsira. Do ta ndjeni veten më energjikë dhe më shumë endrofinë do të çlirohet në trupin tuaj. Hormoni i lumturisë është ai që do të zvogëlojë dëshirën për të ngrënë gjëra më shumë sheqer. Në të njëjtën kohë, duke lëvizur sa duhet mbani larg depresionin, ankthin dhe probleme të tjera të shëndetit mendor./anabel

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga...