E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Si përgatitet uji me limon për t’i marrë përfitimet maksimale?

- Advertisement -

Nëse keni lexuar artikuj për shëndetin në internet, do të keni lexuar me siguri se sa mirë është të pini ujë me limon në mëngjes.

Ka shumë mënyra për të përgatitur ujin me limon dhe disa prej tyre nuk ju lejojnë që të merrni maksimumin prej tij.

- Advertisement -

Zakonisht përgatitni ujin me limon në një kavanoz të madh çdo mëngjes për të kaluar ditën. Ai i jep metabolizmit dhe sistemit imunitar një nxitje të nevojshme.

Limonat janë një nga ato frute që përdoren në shumë ushqime dhe shumë mënyra.

Gjithmonë ka një qese me limonë të freskët në frigorifer që përdoret për shumë qëllime. Ata janë të ngarkuar me përfitime super të shëndetshme dhe janë një burim i madh i vitaminës C dhe i antioksidantëve.

- Advertisement -

Një filxhan lëng limoni i freskët siguron 187% të sasisë së rekomanduar të përditshme të vitaminës C, shkruan Living.al.

Lëngu i limonit gjithashtu ofron një sasi të duhur të kaliumit, magnezit dhe shumë mineraleve të tjera esenciale. Por, nëse mendoni se të pini një gotë ujë me një fetë limoni brenda jeni duke marrë të gjitha vlerat e tij, e keni shumë gabim.

Ekziston një gabim i zakonshëm që shumica e njerëzve e bëjnë kur shijojnë një gotë ujë limoni. Ata nuk e kuptojnë se lëkura e limonit është një nga pjesët më ushqyese të të gjithë frutit.

- Advertisement -

Si ta përgatisni ujin me limon për t’i marrë përfitimet maksimale?

Prisni fetat si të doni, të holla ose të trasha.

Shtrydhni disa limonë në ujë, por jo të gjithë.

Vendosni fetat të pashtrydhura të mbetura. Mbusheni deri në fund me ujë të nxehtë apo të ftohtë dhe është gati për ta pirë.

Lëkura e limonit përmban vajra esenciale dhe shumicën e bioflavonoideve që janë të shkëlqyera në rritjen maksimale në qelizat tuaja.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se aciditeti i ujit me limon ndihmon në tretje dhe në ngadalësimin e absorbimit të ushqimit.

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...

Simptoma që tregon se duhet të keni kujdes nga lija e majmunit

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga...