E enjte, 30 Mars, 2023

Si në filma: Çifti shqiptar që u njohën në fëmijëri, gjejnë njëri-tjetrin pas 13 vitesh

- Advertisement1-

Një histori dashurie si në filma është ajo e Marigonës dhe bashkëshortit të saj. Marigone Berisha jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në Kosovë kishte një shok me të cilin luante kur vinte në pushime.

Madje ata kishin bërë edhe një fotografi bashkë në një dasmë dhe secili prej tyre kishte një kopje të saj. Por jeta bëri që ata të humbin kontaktet për plot 13 vite.

- Advertisement -

Katër vite më parë ata gjetën sërish njëri-tjetrin dhe u lidhën bashkë. Lidhja e tyre u kurorëzua me martesë në gushtin e vitit 2019.

Historinë e saj, Marigona e rrëfeu në Twitter ku edhe mori shumë reagime nga njerëzit.

- Advertisement -

“Kur isha 5 vjeç, unë kisha një mik në Kosovë me të cilin luaja. Mbaj mend që kemi bërë një foto së bashku në një martesë. Ne i humbëm kontaktet por gjetëm njëri-tjetrin pas 13 vjetësh. Të dy kishim një kopje të fotos. Kanë kaluar 4 vjet, ne sapo festuam përvjetorin e parë të martesës në gusht”, shkruan Marigona.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

LAJMI I FUNDIT: Gjendet 13-vjeçarja nga Kaçaniku

Është gjetur vajza 13 vjeçare nga Kaçaniku që u raportua e zhdukur. Njoftimi: YES✋🏼 Faleminderit Zotit dhe...

Nesër ekzekutohen pagesat për këto dy kategori në Kosovë

Ministria e Financave ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale...

Edhe punëtorët e sektorit privat kërkojnë shtesa: Pagat janë dyfish më të vogla

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës...

Lindi pa duar, por 20-vjeçari nga Malisheva mahnitë me talentin e tij, kaq bukur pikturon me këmbë

Arion Krasniqi, 20-vjeç nga Malisheva nuk njeh barriera e as kufij. Jeta për të nuk...