E hënë, 26 Shtator, 2022

Si fustani i stilistes shqiptare u bë kaq i famshëm në botë gjatë pandemisë

- Advertisement -

“Fustani i verës” është kthyer në një traditë globale të përvitshme. Me gjithë çfarë po i ndodh botës, u duk sikur s’do të kishte një “The Dress” këtë vit, por ja që ndodhi e kundërta!

Jo vetëm që ka, por rastis që fustani më i famshëm i kësaj vere të jetë dizenjuar nga stilistja shqiptare Lirika Matoshi!

- Advertisement -

“Fustani me luleshtrydhe”, një krijim i stilistes nga Prishtina mund të vishet nga Hirushja e përrallës, një vogëlushe, një Vip apo nga ty, përgjatë gjithë vitit! Me siguri nuk është hera e parë që shihni këtë fustan, pasi Instagram-i, Tik Tok, Twitter-i, e kanë bërë jo më kot viral gjatë periudhës së pandemisë.

 

- Advertisement -

Me jakë në formë V-je, fustani rozë në ngjyrë rozë të lehtë me detajet e luleshtrydheve mori famën që me siguri stilistja shqiptare se kishte menduar se do të merrte. Nëse s’ju ka rastisur të dëgjoni emrin e saj, po jua kujtojmë ne. Lirika Matoshi është një vajzë me origjinë nga Prishtina, e cila shkoi për studime në “Fashion Institute of Technology” në New York pa menduar se krijimet e saj do të ktheheshin në sensacionin e Instagram-it dhe se një ditë, Vogue do të shkruante për të.

 

 

View this post on Instagram

 

???

A post shared by Lirika Matoshi (@lirika.matoshi) on

- Advertisement -

Ka diçka tek ky dizajn që i ka fiksuar njerëzit. Disa mendojnë se të bën të ndihesh si një “princeshë Disney”, ndërsa të tjerë shprehehn se “i ndryshon humori kur e veshin”.

 

Para “fustanit të luleshtrydheve”, stilistja Matoshi u bë e famshme për krijimet e veçantë që bënte me getat, gjë e cila rezultoi në sukses të menjëhershëm dhe bashkëpunim me emra të famshëm si Dua Lipa, Rita Ora, Kesha, e shumë të tjerë.

Burimi: Vogue

- Advertisement -

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fëmija nuk trashëgon gjithçka nga prindërit, ky familjar është kryesor për gjenetikën

Alejandro Jodorowsky, një eseist kilian, shkroi një libër të quajtur “Metagjenalogjia: Vetë-Zbulimi Nëpërmjet Psihomagjisë...

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Nga Arbër Paçarizi: Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën

Nga Arbër Paçarizi: "Prindërit janë pasqyra e vetme ku fëmijët e shikojnë vetën, andaj nëse...

Pas 8 vjetësh, familja me 12 fëmijë bashkohet si dikur

Të mbledhur në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, rubrika “Ka...