E diel, 29 Janar, 2023

Shtatzëni e dyfishtë! Rast i rrallë, nëna ngel shtatzënë me vajzë, teksa ishte në pritje të djalit

- Advertisement -

E lexuat mirë, një grua mbeti shtatzënë dy herë, me një diferencë kohore prej tre javësh.


Tingëllon si një shfrenim i çmendur imagjinate, por në fakt është një fenomen i rrallë që e njeh edhe shkenca; njihet si superfetacion.

- Advertisement -

Ndonëse në madhësi krejtësisht të ndryshme, këta dy të porsalindur janë binjakë, njëri i ngjizur tre javë më përparë.

Kështu, Rebecca Roberts mbeti shtatzënë me Rosalie-n, teksa ishte në pritje të Noeun-it. 39-vjeçarja u shtang kur zbuloi se kishte binjakë, teksa dy skanime të mëparshme nuk treguan asnjë shenjë të një fetusi të dytë.

- Advertisement -

“Unë as nuk e dija që ishte e mundur të mbetesha përsëri shtatzënë”, u shpreh nëna e re.

Binjakët u sollën më herët në jetë, përmes një ndërhyrjeje cezariane, për shkak të një problemi që Rosalie pati me kordonin umbilikal. Kështu, teksa Noah peshonte dy kilogramë, motra e tij ishte vetëm 1.1 kilogramë. E vogla mundi ta merrte veten dhe të shkonte në shtëpi, dy muaj e gjysmë pas ardhjes në jetë.

- Advertisement -

Superfetacioni ndodh kur një shtatzëni e dytë, e re ndodh gjatë një shtatzënie fillestare. Një vezë tjetër fekondohet nga spermatozoidi dhe mbillet në mitër ditë ose javë më vonë se e para. Bebet e lindura nga superfetacioni shpesh konsiderohen binjakë, pasi mund të lindin gjatë të njëjtës lindje, madje në të njëjtën ditë.

 

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...