E shtunë, 1 Prill, 2023

Shtatzënat dhe vaksina kundër gripit sezonal: Efektet për nënën dhe fëmijën

- Advertisement1-

Këtë vit, përveç coronavirusit do të na duhet të përballemi edhe me gripin e stinës

Si çdo vit, në këtë periudhë kompanitë farmaceutike prodhojnë edhe një vaksinë për t’u mbrojtur nga virusi i gripit së cilës i nënshtrohen zakonisht të moshuarit dhe grupet e riskut.

- Advertisement -

Por a ka rrezik kjo vaksinë për një nënë shtatzënë dhe fëmijën e saj?

Në ndryshim nga vaksinat e tjera tek kjo vaksinë nuk injektohet një virus i gjallë (si në rastin e rubeolës p.sh, një vaksinë të cilën nënat shtatzënë nuk duhet absolutisht ta bëjnë), në këtë rast kjo vaksinë nuk ka ndonjë rrezik për nënën dhe fetusin shpjegon Prof. Irene Cetin.

Në këtë rast zgjedhja i takon nënës. Gjatë shtatzënisë sistemi imunitar i nënshtrohet disa ndryshimeve.

- Advertisement -

‘Gratë janë më të ekspozuara dhe gripi mund të shkaktojë pulmonit ose rritje të temperaturës së trupit e cila mund të provokojë lindje të parakohshme të fëmijës ose të rrisë riskun për vdekshmëri foshnjore’.

Antitrupat për fëmijën

- Advertisement -

Përveçse mbron nënën nga virusi i gripit, vaksina ka dhe efekte tek fëmija: “Antitrupat që nëna prodhon, mbrojnë edhe fetusin dhe paraqiten më pak risqe edhe për të porsalindurin ndaj gripit dhe komplikimet që ai sjell me vete”.

Vaksina antigrip mund të bëhet në çdo moment të shtatzënisë. Kjo vaksinë prodhohet çdo 6 muaj nga kompanitë farmaceutike, në bazë të viruseve që qarkullojnë dhe efikasiteti i saj është rreth 90%.

A ka efekte anësore?

Në disa raste mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, irritim, në disa raste edhe temperaturë, por këto simptoma zhduken pas dy ditësh.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...