E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Shqetësimi i ndikimit të vaksinave tek qumështi i gjirit

Ka shqetësime të shumta për sigurinë e vaksinave kundër koronavirusit, sidomos kur flitet për imunizimin e fëmijëve. Një studim i ri tregon se disa nëna kanë arritur t’i përcjellin foshnjes antitrupat kundër sëmundjes. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Dilge Timocin njofton:


Dora është gjashtë muajsh. Nëna e tij, Nagihan Dede, ishte në Turqi për të parë të afërmit kur mësoi se ishte shtatzënë me të. Në atë kohë shpërthimi i pandemisë e detyroi të qëndronte për muaj në Stamboll.

“Nuk dilnim nga shtëpia, vetëm shkoja për vizitë te mjeku sepse nuk e njihnim ende këtë sëmundje,” thotë Nagihan.

Ajo u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe në tetor lindi djalin. Pak muaj më pas filloi fushata e vaksinimit. Zonja Dede, e cila e kishte foshnjen në gji, ishte e shqetësuar mbi ndikimin e vaksinës tek i biri.
“Pyeta mjekun dhe më tha se disa nga përfitimet nga vaksina do t’i kalonin edhe djalit përmes qumështit të gjirit. Pra vaksinimi im do ta mbronte edhe atë,” tregon nëna e djalit.

Një studim i përbashkët nga Universiteti Harvard dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit del me konkluzionin se nënat po ua përcjellin foshnjave antitrupat.

Studimi përfshiu 131 gra, 84 prej tyre shtatzëna dhe 31 me fëmijë në gji, ndërsa 16 të tjera, në asnjë nga këto kategori.

Studimi zbuloi se antitrupat kalojnë nga nëna tek foshnja gjatë lindjes përmes kordonit të kërthizës apo qumështit të gjirit.

“Gratë e vaksinuara që ushqejnë fëmijën me gji i japin foshnjes një mbrojtje më të fortë imunitare se sa imuniteti i krijur nga infektimi me koronavirusin,” thotë epidemiologia Syra Madad.

Dr. Syra Madad është mjeke e sëmundjeve infektive e përfshirë si eksperte në dokumentarin me titull “Pandemia”. Ajo gjithashtu ka një fëmijë në gji.

“Kur ushqeja me gji beben një vjeçe, vendosa që të ruaj qumështin dhe t’ua jap edhe fëmijëve të tjerë: njëri pesë dhe tjetri shtatë vjeç që edhe ata të përfitojnë nga antitrupat,” tregon ekspertja.

Disa prindër kanë pasur pikëpyetje për rrezikun që mund të paraqesë për foshnjen qumështi i gjirit nga nëna e vaksinuar.

Por sipas autoriteteve shëndetësore amerikane, vaksinat nuk paraqesin rrezik për nënën apo foshnjen që ushqehet me gji. Përkundrazi, sipas studimeve, antitrupat mund të ndihmojnë për mbrojtjen e foshnjes nga infektimi, megjithëse ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar saktë sa mbrojtje ofron qumështi i gjirit.

“Qumështi i gjirit nuk përmban koronavirus, por antitrupa mbrojtëse. Prandaj ka rëndësi të kuptojmë mekanizmin biologjik kur ngrihen pyetje për rrezikun. Në këtë rast nuk ka rrezik,” thotë Dr. Madad.

Mjekët shpresojnë se njoftimi do të mirëpritet nga nëna si Nagihan Dede, të cilat duan të mbrojnë veten dhe fëmijët nga virusi./VOA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kultura jonë e nënës së fortë duket e mrekullueshme në Instagram, por ja cila është e vërteta shqetësuese

Unë kam lindur pa mjekime. Pas kësaj, unë refuzova ibuprofenin. Një javë pas lindjes,...

“Më vjen për të qarë sa herë të shikoj”. Mami Orinda qëndis fjalët më të bukura për Atarën e saj

Orinda Huta priti të kalonte java dhe gjithë emocionin e dashurinë që po ndjen...

Nëna hedh foshnjen nga ndërtesa që po digjej për ta shpëtuar

Një ngjarje e frikshme raportohet nga Afrika e Jugut. Një nënë në Durban, u detyrua...

Vjen në jetë bebushja me emrin e veçantë! Turi dhe Orinda bëhen prindër dhe na e tregojnë menjëherë bebushen

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi. Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë...