E hënë, 3 Tetor, 2022

Shkollat e para në gjuhën shqipe dhe heshtja për punën e tyre

Nga Rexhep Lleshi

Nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, nën okupimin italian, përkundër rrethanave që çonin drejt gjendjeje së rëndë jetësore, në vitet shkollore 1941/42 dhe 1942/43, Ministria e Arsimit të Shqipërisë, si edhe në vende tjera me popullsi shqiptare, edhe këtu, në Anë të Malit e Ulqin, dërgoi mësues të rinj, me bazë pedagogjike të përgatitur për punë me nxënës në gjuhën shqipe. Ashtu, në këtë trevë, për herë të parë mësimi organizohet dhe zhvillohet në gjuhën amtare shqipe.

- Advertisement -

Shkolla fillore në Katërkollë. Për vijimin e nxënësve në shkollë-mësim nuk ka shënime. Falë pohimit të Haxhi Adem Taipit – Katërkollë dhe Qamil Nuzit – Shas, të dy vendas dhe nxënës të asaj kohe, shkolla punoi dy vite shkollore. Aso kohe shkollën e vijonin nxënësit nga: Katerkolla, Ambulli, Brajsha, Kllezna Poshtë, Selita e Shasi.

Klasën e parë e vijuan rreth 30 nxënës, meshkuj. Këtu shërbyen mësuesit e dërguar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë. Prenkë Jakova, viti shkollor 1941/42, Viktor Kiçi dhe Prek Shiroka, 1942/43, nga Shkodra. Shkolla fillore në Kosiq. Ajo punën e vazhdoi në objektin shkollor në Krythë. Atë e vijonin nxënësit nga: Kosiqi, Bojku, Kalimani, Kllezna Naltë e Krytha. Këtu shërbyen mësuesit Ramadan Milla nga Shkodra, me origjinë nga Milla – Ulqin dhe Hasan Ibrahimi, nga Shkodra. Shkolla fillore në Sukubinë. Edhe ajo punën e vazhdoi në objektin shkollor. Atë e vijuan nxënësit nga Sukubina, Dragina, Kravari e Rashtisha. Këtu shërbyen mësuesit Shuk Shllaku, nga Shkodra dhe Zef Berisha.

Në këto tri shkolla, Katerkollë, Kosiq e Sukubinë, mësimi zhvillohej në ndërtesa përkatëse shkollore të ndërtuara më parë, ku u punua deri në kapitullimin e Mbretërisë Jugosllave. Shkollat punuan dy vite shkollore. Vitin e parë mësimi u mbajt me klasë të parë. Vitin e dytë vazhdoi me klasë I e II.

- Advertisement -

Në vitin e dytë nxënësit e suksesshëm kryen edhe klasën III. Për kryerjen e klasës shkolla nxënësve u lëshonte dëftesat. Mësuesit kishin detyrë zhvillimin e mësimit të rregullt e të punë dores me nxënës dhe organizimin e kurseve kundër analfabetizmit, me njerëz të moshës madhore.

Kujdes i posaçëm i kushtohej realizimit të programit mësimor të gjuhës shqipe, me përkushtim në të folurit dhe shkrim-leximit të drejtë, historisë kombëtare dhe gjeografisë së Shqipërisë, Përgjegjës i këtyre shkollave ishte Jahja Domnori, nga Shkodra, mësues me përgatitje profesionale shkencore e kulturore, aso kohe i emëruar drejtor i Shkollës fillore në Ulqin.

Për punën e këtyre shkollave, në kohën e përmendur, nuk ka asnjë shënim të shkruar. Vetëm është heshtur apo edhe thënë, “asesi nuk kanë punuar”?!

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Mësuesja që i dha arsimit 33 vite të jetës nuk e di si do të paguajë kredinë

I kanë mbetur më pak se një muaj deri në pensionim. Por Hanlije Ademi...

Rrahman Jasharaj: Nëse pagat nuk procedohen, unë nuk garantoj çfarë do të ndodh tutje

Kreu i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, i ka konfirmuar raportimet se vetëm mësimdhënësit grevistë janë...

“Kryeministër je futur në qorrsokak me skandale, paguaj mësimdhënësit se mjaft i poshtërove”

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’ua ndajë...

“Mos ekzekutimi i pagave – ka familje që sot Qeveria Kurti i ka lënë pa bukë”

Ish-ministrja Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj mos ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit për...