E enjte, 9 Shkurt, 2023

Shkollat dhe gjimnazet si ‘cirk’: Nga ushqimet e pakontrolluara te duhanpirësit që mezi presin pushimin

- Advertisement -

Pushimi i gjatë në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës kthehet në cirk.

Nxënës që kapërcejnë kangjellat e oborreve të shkollave, nxënës që konsumojnë duhan dhe tregtare që shesin ushqime të pakontrolluara jashtë kangjellave.

- Advertisement -

Fiksi bëri një vëzhgim pranë disa shkollave 9- vjeçare dhe gjimnazeve në Tiranë, ku vihet re që shitës, të cilët pranë mureve rrethues të shkollave kanë një aktivitet tip mini-market, shesin çfarë të munden e si të munden . Ata janë në gatishmëri në orën e pushimit të gjatë prej 15 minutash të afrohen pranë hekurave rrethues të shkollave me çfarë të munden, kuti, qese, dikush vendos një karrige apo ndonjë tavolinë të vjetër. Brënda kutive apo qeseve ndodhen ushqime të shpejta sanduiça, byreke, pica të cilat u ofrohen nxënësve pa asnjë lloj sigurie duke i shtuar tani edhe temperaturat e larta.

Tek shkolla 9-vjeçare “Shyqyri Peza” në zonën Kombinatit, Tiranë dy shitës ambulantë, burrë e grua, të cilët kanë një dyqan përballë shkollës, shkojnë te kangjellat dhe fillojnë aktivitetin e përditshëm. Me kartonë dhe qese në duar, shitësit u japin nxënësve byrekë, pica, pite duke i kapur me duar dhe pa asnjë masë sigurie si në ushqimet që shesin apo edhe mënyrën sesi i shesin.

Edhe në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”, në lagjen Yzberisht në Tiranë. Sërish, e njëjta pamje! Shitësit ambulantë “rrethojnë” kangjellat e shkollës dhe shesin produkte të prodhuara nga brumi për nxënësit. Madje, në këtë shkollë, shitësit janë më të sofistikuar, pasi përdorin edhe automjete. Afër shkollës është një furrë buke dhe në pushimin e gjatë afër kangjellave të shkollës parkohet një makinë dhe më pas tre punonjëse shesin produktet byrekë, pica, briosh, etj nga aty. Nga pamjet e transmetuara në Fiks Fare punonjëset nuk kanë asnjë masë mbrojtëse, janë pa doreza dhe shpejtojnë që të shesin sa të mundin!

- Advertisement -

Ndërkohë, nga krahu tjetër i kësaj shkolle, janë të tjerë shitës ambulantë. Jo aq të sofistikuar sa të parët, por nxjerrin kutitë dhe afrohen te kangjellat e shkollës. Por, sapo shohin kamerën e Fiks Fare, këta shitës ambulantë shpejtojnë të heqin kutitë dhe t’i fusin në dyqan. Pra, e dinë se shitja e këtyre produkteve në qiell të hapur është e ndaluar!

Ndërkohë, disa nxënës të shkathët, në pushimin e gjatë, kapërcejnë kangjellat e shkollës dhe shkojnë në dyqane aty pranë për të blerë këto produkte.

E njëjta gjë ndodh edhe nëpër gjimnaze por me një ndryshim pasi ata e ndejnë veten më të mëdhenj dhe pushimin e gjatë e shfrytëzojnë për të pirë duhan. Tashmë në modë për këtë grupmoshë është vape ( cigare elektrike ) dhe sapo bie zilja e pushimit të madh vajza e djem drejtohen drejt hyrjes së shkollës të ndezin cigare. Shumë të tjerë shfrytëzojnë orarin e pushimit për t’u zhvendosur në lokalin përballë shkollës dhe për të konsumuar pa asnjë problem dhe pa u shqetësuar nga askush duhan edhe pse minoren.

- Advertisement -

Edhe në gjimnazin “ Ibrahim Rugova” në mes të Kamzës pamjet tregojnë që duhani pihet edhe brenda territorit të shkollës pa asnjë problem.Nxënësit mblidhen në grupe dhe gjatë 15 minutëshit të pushimit ndezin dhe fikin cigare.

Fiks Fare ju drejtua me një këerkesë Insitutit të Shëndetit publik nëse kjo e fundit ka bërë ndonjë studim për përdoruesit e cigarës, cigares elektronike dhe alkoolit ne shkollat 9- vjecare dhe gjimnaze, dhe nëse ka listë me numër nxënësish me këtë problematik. Sipas këtij institucioni sjelljet shëndetësore të rrezikshme tek adoleshentët vlerësohen nëpërmjet disa studimeve të standartizuara që kryhet për këtë grup – moshe. Përveç tyre bëhën edhe studime të cilat përfshijnë shumicën e vendeve europiane mes të cilëve edhe Shqipëria. Ky institucion vuri në dispozicion të Fiksit të dhënat e një studimi që ishte kryer në vitin 2020. Në të thuhet se:

Përsa i përket alkoolit tek 15 vjeçaret studimi i ISHP i referohet viteve 2017-2018 ku Shqipëria renditej e 36-ta nga 45 vende pjesmarrëse.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Alketa Ipeku: Edhe unë shoh në Tik Tok, por nuk ka gjithmonë informacione të sakta

Nxënësi duhet të ndërgjegjësohet dhe të bindet se, jo çdo informacion i ofruar në...

Letra e mësueses së moshuar që është përshendetur nga e gjithë bota

Një mësues në pension i shkroi letër gazetës lokale për t’i dhënë fund mendimit...

Sfidat e një mësimdhënësi

Shpend Rrukiqi, mësues i lëndës së matematikës, përcjell të gjitha karakteristikat dhe veçoritë që...

Nxënësi i klasës së katërt dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Policia e Floridës kishte arrestuar në vitin 2017 Robert Paul Alexandar Edwards 33-vjeç, kur...