E shtunë, 23 Janar, 2021

Shkolla shqipe në Monthey të Zvicrës festoi kuq e zi

- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -
- Advertisement -

Për t’i dhënë ngjyrë këtyre datave kombëtare, më  25. 11 u organizua një program i shkurtër me recitime, këngë dhe u zbukurua klasa me ngjyrat kuq e zi.

Në këtë vit, shkolla e mësimit plotësues “Shkolla Shqipe Monthey Chablais”, ka filluar mësimin më 16.9.2020, në qytetin Monthey, pas disa viteve pauzë. Kjo u arrit me iniciativën e Zenun Shalës dhe falë bashkëpunimit të anëtarëve të tjerë të kryesisë: Dugagjin Ramosaj, Valentina Ramosaj dhe Yllka Shehut, shkruan albinfo.ch.

Duke qenë viti i parë i saj, shkolla jonë për nder të festave të Nëntorit kishte planifikuar një program kulturor artistik ku do të ftoheshin personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja për të festuar. Por kjo ishte e pamundur për shkak të situatës aktuale me Covid-19, tregon për albinfo.ch mësuesja, Ganimete Demiri.

Por, për t’i dhënë ngjyrë apo frymëzim këtyre datave historike kombëtare ne në klasë më, 25. 11) organizuam një program të shkurtër me recitime, këngë, zbukuruam klasën sepse fëmijët ishin mjaft të entuziazmuar për të festuar me ngjyrat kuq e zi. Programi u mbajt në klasë pa prezencën e prindërve dhe kryesisë së shkollës.

Mesazhi i mësuese Ganimetes ishte: “Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve anë e mbanë! Uroj që nëntorët tjerë t’i presim të gjithë së bashku duke festuar si vitet e mëparshme”.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mirënjohje: Mësuesi Maliq Torra merr me vete drutë për të ngrohur nxënësit

Një foto sa një mijë fjalë. Ky është imazhi i shpërndarë nëpër rrjet gjatë ditës...

Shkollarët e fshatrave të Prishtinës iu gëzohen fillimit të mësimit, marrin dhurata

Nxënësit e klasave të para të shkollave fillore të zonave rurale të komunës së...

Të hënën fillon gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit deklarojnë se janë bërë...

10 librat më të mirë të të gjitha kohërave, sipas revistës ‘Time’

1. “Ana Karenina”, e shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon...