E premte, 7 Tetor, 2022

Shkencëtarët japonezë krijojnë vaksinën kundër plakjes

Shkencëtarët japonezë kanë testuar me sukses vaksinën kundër qelizave që kontribuojnë në procesin e plakjes. Ata mendojnë se mund të kenë përparuar vërtetë drejt qëllimit të tyre për të rritur jetëgjatësinë tek njerëzit.

Studiuesit e Universitetit të Tokios thanë se vaksina synon të rigjenerojë qelizat e vjetra, duke i detyruar ato të shumohen. Sipas tyre, kjo vaksinë funksionon shumë mirë tek qelizat e vjetra në indin dhjamor dhe në enët e gjakut.

- Advertisement -

Një nga studiuesit, profesor Toru Minamino theksoi se kjo vaksinë sipas gjasave mund të përdoret për trajtimin e sklerozës, diabetit dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me moshën.

Qelizat plaken kur ndalojnë së shumuari, pasi mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe sëmundjet e lidhura me moshën si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.

“Qelizat e vjetra sekretojnë një sërë patogjenësh që prishin funksionin e indeve”, tha Dr. Salvador Masip, drejtor i Laboratorit për Kancerin dhe Mekanizmat e Plakjes.

- Advertisement -

Masip shpjegoi se procesi biologjik i plakjes është shumë kompleks dhe se për këtë arsye nuk ka gjasa që një strategji e vetme ta ndalojë ose ta ndryshojë plotësisht procesin e plakjes.

Ai tha se nisur nga testet laboratorike, parandalimi i qelizave të plakjes ka zgjatur jetën e minjve me 15 për qind dhe eksperimente të tjera të ngjashme e kanë rritur jetëgjatësinë e tyre në 35%.

Studiuesit nuk e dinë ende se sa mund të zgjatet jetëgjatësia.

“Kjo është një çështje shumë interesante për të cilën ende nuk kemi rënë dakord. Disa mendojnë se ekziston një kufi për jetëgjatësinë e njeriut (aktualisht vlerësohet në 130 vjet), ndërsa të tjerët mendojnë se në teori pavdekësia është e mundur”, tha Masip.

Ai theksoi se është ende herët për të mësuar se sa mund të zgjatet jeta e njeriut dhe nëse ekziston një kufi apo jo.

“Kërkimet për “ripërtëritjen” kanë avancuar shumë shpejt dhe shumë studime janë realizuar kohët e fundit. Personi që do të marrë pilulën e parë kundër plakjes ndoshta mund të ketë lindur”, tha ai.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Studimi: Nëse të pëlqen vetmia, ndoshta je një person më i zgjuar

Po sikur Aristoteli të na mësonte se njeriu është i destinuar nga natyra të...

Bill Gates parashikon atë që do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, mori pjesë në një nga samitet e fundit të...

Studenti nga Kosova del me veshje kombëtare shqiptare në ceremoni të diplomimit në Universitetin e Lichtensteinit

Drin Çeku një student nga Kosova, respektivisht nga Peja, në ceremoninë e diplomimit në...

Video prekëse që tregon se mësuesi nuk duhet harruar dhe duhet të respektohet gjithmonë

Një pilot në linjat turke zbulon se një nga mësuesit që ai kishte kaluar...