E martë, 2 Mars, 2021

Shkaqet e glukozës së ulët në gjak gjatë shtatzënisë përfshin këta faktor

Kur një grua është shtatzënë, ajo mund të bëhen hipoglikemike për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si trupi i tyre rregullon dhe metabolizon glukozën.


Hipoglikemia është e zakonshme në gratë me diabet ose tek gjendja e diabetit gestational.

Gratë që vërejnë simptoma të hipoglikemisë gjatë kohës që janë shtatzënë duhet të testohen për diabetin, i cili është shkaku më i zakonshëm i hipoglikemisë së lidhur me shtatzënin shkruan MedicalNewsToday, transmeton Gazeta Shneta.

Simptomat e hipoglikemisë mund të përfshijnë djersitje, dhimbje koke, lodhje, ankth dhe prishje humori.

Disa gra zhvillojnë edhe diabet gestationalgjatë shtatzënisë. Ky c’rregullim është për shkak të rezistencës ndaj insulinës, ndryshimeve hormonale dhe kërkesave në rritje të shtatzënisë në trup.

Diabeti gestacional gjithashtu mund të shkaktojë sheqer të ulët të gjakut, veçanërisht në gratë që marrin ilaçe për diabetin ose që nuk hanë sa duhet.

Sëmundja e mëngjesit: Sheqeri i gjakut mund të bëhet shumë i ulët tek gratë që nuk hanë karbohidratet e mjaftueshme.

Gratë me sëmundje të rënda të mëngjesit mund të zhvillojnë nivel të ulët të sheqerit në gjak nëse vjellin shpesh.

Faktorët e stilit të jetesës poashtu ndikojnë në gjendjen e hipoglikemisë dhe ato janë:

– mosngrënia e mjaftueshme;

– ushtrimet e tepërta se ato të zakonshmet;

– pirja e alkoolit;

– anoreksia;

Çrregullimet e tjera që mund të shkaktojnë hipoglikeminë tek gratë përfshijnë:

– tumori pankreatik;

– dështimi i organeve;

– pabarazitë e hormoneve, veçanërisht në kortizol dhe glukagon;

– mangësitë e enzimeve të caktuara;

Vlen të theksohet se bebet e lindura nga nënat me diabet mund të kenë gjithashtu verdhëz, dhe sheqeri i gjakut mund të bjerë rrezikshëm i ulët menjëherë pas lindjes. Ato mund të kenë nevojë për monitorim gjatë dhe pas lindjes.

Cilido qoftë shkaku i hipoglikemisë gjatë shtatëzanisë, monitorimi i kujdesshëm i nënës dhe foshnjës mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve serioze.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Si të ndaloni kollën menjëherë – Mjaft më me barëra

Nuk ka më nevojë për çaj; Kjo është pija e shijshme që ndalon kollën...

Kanceri iu përhap në çdo pjesë të trupit: Gruaja tregon si e shëroi për 4 muaj me këtë pije

Ann Cameron në vitin 2012 iu nënshtrua një operacioni, për shkak të kancerit në...

Uji i ngrohtë dhe banane, kombinimi perfekt për mëngjes

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës por shumë njerëz shpesh nuk kanë...

Uleni këmbë mbi këmbë, pasi ta lexoni këtë s’do e bëni më

Të gjithë kemi mënyrën tonë të të ulurit, por vetëm sepse ndihemi rehat nuk...