E shtunë, 1 Prill, 2023

Shiu që ushqeu fëmijën…

- Advertisement1-

Nga: Elona Caslli

Isha 30 vjeçe. Në të gdhirë erdhën dhe na morën. Na çuan në Tepelenë. Foshnja ime gjashtë muajsh. Nuk kisha gji. Dhimbja e madhe ma ndërpreu. Kur mbërritëm në Tepelenë, kisha me vete veç pak sheqer futur në një kavanoz. Më duhej ujë që ta përzieja me sheqerin dhe t’ia jepja foshnjës.

- Advertisement -

I kërkoj rojës së kampit ujë dhe ia shpjegoj se më duhet për të ushqyer fëmijën tim. Përgjigja që më dha ishte: Nuk ka ujë për fëmijët e armiqve.

Trishtohem. Kthehem e rraskapitur në një cep të kampit. Foshnja ime qan dhe unë qaj bashkë me të. I kthej sytë nga qielli dhe kërkoj Zotin. Ky vend më duket aq i largët sa duket se Zoti e ka harruar.

Përpëlitem mes lotësh e dhimbjes që më shkon deri në kockë dhe përkund në krahë foshnjën time me shpresën se gjumi do mposhtë urinë e saj.

- Advertisement -

Në një çast një vetëtimë shfaqet në qiell të hapur dhe krejt papritur fillon një rrebesh shiu. Marr një kavanoz dhe nxitoj të dal. E mbush me ujin e shiut dhe përziej me sheqerin.

Foshnja ime ushqehet me ujin e shiut. Kthej sytë nga qielli dhe përgjumem mes Zotit dhe shiut.

Post Scriptum: Ketë histori ma tregoi sot nipi i zonjës në tregim. Unë i vesha me fjalë faktet dhe respektova vullnetin e zotërisë për të qëndruar anonim.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...