E enjte, 27 Janar, 2022

Shenjat që tregojnë se fëmija vuan nga ADHD

- Advertisement -

ADHD njihet si çrregullimi i përqëndrimit dhe hiperaktivitetit dhe është një çrregullim i shëndetit mendor, i cili mund të ndikojë dukshëm në stilin e jetesës së fëmijës dhe në marrëdhëniet që krijon. Ndonëse simptomat janë të shumta, është e vështirë për t’i dalluar me lehtësi.

Përqëndrohet vetëm tek vetja: Një fëmijë me ADHD zakonisht ndërpret të tjerët, flet pa menduar, nuk i interesojnë kërkesat e të tjerëve dhe kanë vështirësi për të pritur në radhë.

- Advertisement -

Shqetësime emocionale: Këta fëmijë kanë probleme me emocionet e mira ose të këqija; shpërthejnë shpesh nga inati.

Nervozizëm: Ata përpiqen të bëjnë të kundërtën e asaj që u thuhet, ngulin këmbë tek dëshira e tyre dhe kur nuk iu plotësohet, kalojnë në nervozizëm.

Detyrat janë të papërfunduara: Fëmijët me ADHD kanë shumë interesa, por i lënë ato të papërfunduara sepse u tërheq vëmendjen diçka tjetër.

- Advertisement -

Mungesë përqëndrimi: Duket sikur janë duke ju dëgjuar, por në fakt ndodh e kundërta.

Hutim: Këta fëmijë, edhe pse zakonisht janë të lëvizshëm, ndodh që në disa raste të jenë edhe të hutuar dhe nuk përfshihen me fëmijët e tjerë.

Diagnostikimi i fëmijëve me çrregullime të përqëndrimit dhe hiperaktivitetit bëhet nga mjekët specialistë ndaj nëse vëreni këto simptoma, këshillohuni me mjekun e familjes.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Disney po ribën filmin e ‘Borëbardhës’, por pa 7 xhuxha

Disney ka marrë përsipër të ribëjë film “Borëbardhën…”, por puna ka ngecur diku. Aktorë...

S’kishte para për të paguar, 29-vjeçari e lë fëmijën e tij si garanci te taksisti

Taksisti ka pritur të atin për rreth 40 minuta që t’i sjellë paratë dhe...

E dhimbshme: 5-vjeçari mbytet në vaskë, ndërsa nëna po përgatiste dhurata në dhomën tjetër

Një 5-vjeçar në Angli ka humbur jetën në tualetin e banesës së tij, ndërsa...

Fëmija ngrihet nga varri, kërkon ujë dhe vdes përsëri

Një 2-vjeçar u ngrit nga arkivoli në të cilin ishte vendosur në pritje të...