E martë, 29 Nëntor, 2022

SHBASHK-u fillon të marr mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit është duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit të grevës, ka deklaruar kryetari i Këshillit Grevist të kësaj Sindikate, Reshit Kushaj.

Në një prononcim për teve1.info, Kushaj bëri të ditur se nga e mërkura do të fillojnë të marrin mendimin e anëtarësisë lidhur me pezullimin e grevës.

Nga sot do të fillojmë ta analizojmë gjithë ecurinë e grevës dhe në të gjitha takimet… Mandej të shohim çfarë ide të marrim nga sot do të pyetet anëtarësia në gjithë shtetin e Kosovës. Mendojmë se vendimi për ndërprerje është në BSPK sepse ata kanë shpallur grevën, por ne do të japim mendimet tona, atje qëndron z.Jashari, Ali Gashi ata janë që do ta japin fjalën e fundit”, thotë ai.

- Advertisement -

Tutje, kryetari i Këshillit Grevist thotë se greva do të qëndrojë aktive dhe se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do t’i rikthehen këtyre veprimeve sindikale.

Do të mendojmë veprimet sindikale të mëtutjeshme, ne nuk do ta ndërpresim grevën në rast se vjen deri te pezullimi mandej greva rrin aktive varëisht nga pozitat që merr qeveria për realizimin e kërkesave. Po, patjetër si ndryshe ndoshta do t’i mendojmë format e grevës”, deklaroi ai.

Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shpallur grevën më 25 gusht ku i gjithë sektori publik dhe sistemi arsimor janë në grevë.

- Advertisement -

Kërkesa e tyre kryesore është që deri në miratimin e Ligjit të Pagave, të marrin shtesë në pagë prej 100 eurosh.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 50 euro shtesë për të gjithë punëtorët e sektorit publik për tre muaj, në kuadër të masës për përballim të inflacionit të miratuar në muajin shtator.

Gjatë kësaj periudhe, udhëheqësit e Këshillit Grevist kanë pasur takime edhe me Qeverinë por që nuk është arritur në ndonjë marrëveshje.

Madje, kryeministri Albin Kurti ka hedhur akuza ndaj grevistëve duke thënë se po përkrahen nga opozita./teve1.info/

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Me ligjin e ri të Pagave të miratuar nga Qeveria: Mësimdhënësi i fillores do të ketë pagën 672 euro, i të mesmes 696 euro

Qeveria e Kosovës  ka miratuar para pak ditësh Ligjin e Pagave, por ka pak...

Prekëse: Nxënësi nga Drenica merr rrugën e mërgimit, përshëndetet me shokët e shoqet e klasës

Qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit vazhdojnë  të marrin vendim që të largohen...

Pse thotë Shkurte Fejza se s’kemi nevojë për një Abetare të përbashkët?

Sot kur Shqipëria shënon 110 vjetorin e pavarësisë intervistë ka dhënë një ndër këngëtarët...

Ministria e Arsimit nuk tregon se kur do të nis procesi i vlerësimit të mësimdhënësve – PSE?

Me një fletushkë u pritën nxënësit e klasës së parë nga mësimdhënësja e tyre...