E hënë, 20 Shtator, 2021

Sara Elshani nga Suhareka – vajza e artë e skenës muzikore

Media “Kids of Kosova” sot do të prezantojë një vajzë tejet të talentuar.


Ajo vije nga komuna e Suharekës dhe është vërtetë një vajzë e artë e skenës muzikore për fëmijë, ku deri tani ka fituar disa çmime.

Fjala është për Sara Elshanin e lindur me 10 Maj të 2010 nga Suhareka. Sara sot 11-vjeçare karrierën si muzikante e nisi qysh në moshën 7-vjeçare.

Sara tregon për Kids of Kosova se para publikut u shfaq që në moshën 7 vjeçare fillimisht duke u bërë pjesë e kursit “Aria”po në Suharekë.

“Kënga e parë e imja është “Shoqja ime”(me tekst e muzik nga Shqipe Berisha e orkestim nga Artan Elshani), këngë që u preznatova në “Theranda Fest 4″ ku u shpërbleva me dy çmime: Vendi i tretë i festivalit dhe çmimi i publikut”, ka treguar Sara për Kids of Kosova.

Ajo rrëfen tutje se verën e kaluar u paraqit edhe në programin veror për fëmijë “Vjen vera ka dera” në RTV 21 dhe në programin e Vitit të ri po për këtë televizion.

Sara tregon tutje se ka lansuar edhe dy covera “Dance Monkey” nga Tones and I si dhe “Shaj”te Arilena Ara.

Në videon mëposhtë paraqitja e Sarës në festivalin e Shkodrës:

Ajo tregon edhe për festivalet që ka marrë pjesë gjatë vitit 2020 dhe tani këtë vit.

“Në muajin dhjetor isha pjesëmarrëse në festivalin e KARAOKEVE që u mbajtë në Suharekë. Po në dhjetor të 2020-es në Festivalin “Vihuela Fest” u shpërbleva me çmimin e parë me këngën “Dy Dashuri” me tekst dhe muzikë nga Kushtrim Reshitaj dhe orkestrim nga Rinor Ukimeri. Më 26 Mars të këtij viti publikova edhe këngën e tretë “Dhuratë për gjyshen” me tekst e muzikë sërish nga Shqipe Gashi-Berisha dhe orkestrim të Artan Elshanit. Së fundi për herë të parë Suhareka u prezantua në Festivalin e 59-të Mbarëkombëtarë të Këngës për Fëmijë në Shkodër nga unë. Më saktë thënë isha e vetmja konkurrente nga Kosova ku u paraqita me Këngën “Prinder Perfekt”me tekst nga Arsim Bunjaku, muzikë nga Ervin Bashkimi dhe të orkestruar nga Jetmir Mehmedaj. Në Shkodër rrëmbeva çmimin e tretë për interpretim vlerësuar nga profesionist të festivalit”, ka thënë Sara. /Kids of Kosova/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Flutura Mazreku nga Rahoveci që punon në Qeverinë e Kanadasë: Vajzat dhe gratë në Kosovë të luftojnë për ëndrrat e tyre, të mbështetin njëra-tjetrën

Është një nga vajzat shembull se si arrihet suksesi jashtë vendlindjes. Në vitin 2006...

INTERVISTË| Flutura Mazreku, vajza nga Kosova që punon në Qeverinë e Kanadasë: Jam e gatshme të kontriboj në zhvillimin e shtetit tim

Është një nga vajzat shembull se si arrihet suksesi jashtë vendlindjes. Në vitin 2006...

Dr. Fatime Berisha-Imeri për Kids of Kosova: Jeta në Zvicër, sfida për të ndërtuar karrierë dhe plotësimi i ëndrrës për t’u bërë pilote

Jo pak shqiptarë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës kanë krijuar karrierë...

Intervistë me logopeden, Ertiola Lugji: Shkaqet e vonesës së të folurit tek fëmijët – disa këshilla për prindërit

Jo pak prindër shqetësohen kur fëmijët e tyre vonojonë të flasin, çka ju drejtohen...