E premte, 24 Mars, 2023

Sa kohë i duhet fëmijës së madh të përshtatet me të voglin dhe ç’duhet të bëjnë prindërit

- Advertisement1-

Ardhja në jetë e një tjetër fëmije prish disa ekuilibra në shtëpi.


Jeta ndryshon për të rriturit, po e po, por edhe për fëmijën më të madh të shtëpisë. Sado i rritur të jetë ai, i duhen mesatarisht 8 muaj ta pranojë dhe të mësohet me motrën apo vëllain. Ç`duhet të bëjnë prindërit për ta ndihmuar?

- Advertisement -

“Sjellja e shqetesuar e femijes se pare kur vjen femija i dyte nuk lidhet me moshen, por me dyshimin, qe ai ka se cfare do te ndodhe me te. Nje varg pyetjesh te cilat nuk ka kurajo t’i beje, i vertiten ne mendjen e tij. Do ta duan me? Pse e bene femijen e dyte, se nuk e duan me ate? Tani vemendja nuk eshte vetem per te, por ka ardhur ky i vogli dhe te gjithe jane te ekzaltuar pas tij. Nena gjithe diten rri me te voglin ne dore, madje fle afer tij, ndersa femijes se pare i thote: “Ti u rrite tani, ke shkuar dhe ne shkolle.” Madje i kerkon edhe ta kete “xhan”. Ne keto caste te veshtira per femijen e pare, nena dhe babai duhet te jene te vemendshem dhe te kene shume kujdes me fjalet qe do te perdorin, pasi femija edhe pse i rritur ne raport me vellane apo motren e vogel, eshte ende femije. Mbase moshen mund ta kete pese, shtate apo edhe dhjete vjec, por ai eshte ende femije qe ka nevoje per prinderit edhe per shume kohe dhe ende nuk di te doje apo te ndaje me te tjeret gjerat e tij, sidomos prinderit. Kjo vuajtje, sipas shkencetareve, zgjat minimumi tete muaj, por me kushtin qe prinderit dhe te rriturit prane te jene shume te kujdesshem. Keto vuajtje jane te shendetshme, sepse i mesojne femijes si te pranoje te tjeret, pasi dhe motra apo vellai eshte nje tjeter, edhe pse kane te njejtet prinder dhe jane pjese e te njejtes familje. Te mesosh te duash e te pranosh tjetrin, kerkon kohe dhe shume kujdes nga prinderit. Mesimi i te dashurit dhe te mires per tjetrin, fillon e mesohet e konkretizohet pikerisht kur behesh vella apo moter”, shkruan Lira Gjika.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologia Albina Krasniqi: Për t’i mësuar fëmijët, duhet t’u prijmë drejt sjelljeve që duhet t’i bëjnë

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime”, kemi diskutuar për sjelljen prosociale. Albina Krasniqi, udhëheqëse...

Duhet të reflektojmë nëse po “vrasim” apo jo fëmijët nga dashuria dhe padija? Nga Marsida Simo (Sociologe)

Pridërimi është një proces i gjatë dhe i vështirë. Duhet jo vetëm dije, informacione,...

Psikologia thirrje prindërve: Kujdes se çfarë emra u vëni fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në...

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...