E premte, 24 Mars, 2023

Rrahman Jasharaj flet për pagat jubilare të mësimdhënësve

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur së fundmi për pagat jubilare të mësimdhënësve.

Ai ka thënë se mësimdhënësit nuk po i marrin me mirëkuptim, po përmes gjylatave.

- Advertisement -

“Ne kemi pritur që institucionet e shtetit do të realizojnë jo vetëm këtë kërkesë por edhe kërkesat e tjera të dala nga kontrata nga MASHT-i dhe SBASHK-u, mirëpo në momentin që kjo gjë nuk ka ecur me mirëkuptim, ne i kemi orientuar dhe këshilluar anëtarët e SBASHK-ut, që ata t’i drejtohen gjykatave përmes avokatëve që i kanë zgjedhur vet kuptohet me këshillat e zyrtarit ligjor të SBASHK-ut, pastaj ata janë orientuar vet te avokatët”, ka thënë ai për emisionin Kiks Kosova, shkruan Albanian Education.

“Deri tani mund të ju them me përgjegjësi të plotë, jo vetëm çështjen e pagave jubilare, por edhe për tri pagat përcjellëse dhe të gjitha çështjet tjera që dalin nga kontrata janë realizuar në të gjitha komunat e Kosovës, jo me dialog e mirëkuptim, por përmes gjykatave”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Laura Haxha inxhinierja nga Vushtrria që bën karrierë të suksesshme në Angli – punoi me avionët luftarakë

Kjo është vetëm 27 vjeçare, por njihet për aftësitë e saj në inxhinieri. Laura...

Mësuesja e vetme e shkollës me zile në dorë: Janë vetëm 10 nxënës, shkak emigrimi

Ky 7-Mars shkollat e thella malore në Kukës i ka gjetur me më pak...

Nxënësja Diella Kika nga Podujeva do ta përfaqësojë Kosovën në garat e Fizikës në Japoni

Diella Kika, nxënëse e gjimnazit "Aleksandër Xhuvani" në Podujevë është renditur e dyta në...

Nagavci: Po fuqizojmë komponentin e orientimit dhe këshillimit në karrierë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka qëndruar në Podujevë ku ka përuruar Qendrën...