E diel, 5 Shkurt, 2023

Rishikimi i teksteve shkollore: Publikohen shembuj të botimeve të përmirësuara

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, publikoi disa foto krahasuese të teksteve të rishikuara, të cilat kanë kaluar përmes një procesi të thelluar dhe të gjatë përmirësimi.

Pas shqetësimeve të ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet shkollore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ngriti një komision për rishikimin e të gjitha teksteve në arsimin parauniversitar. Ky komision përbëhej nga disa grupe pune me drejtues të rrjeteve profesionale të mësuesve, mësues dhe specialistë të kurrikulës.

- Advertisement -

Në një publikim në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se tashmë të gjitha këto botime të reja më cilësore janë gati dhe vitin e ardhshëm shkollor do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve.

Kushi falënderoi Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar dhe Rrjetet Profesionale të Mësuesve për angazhimin dhe kontributin e dhënë në këtë proces të rëndësishëm.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

22 libra që duhet të lexoni patjetër në jetë

1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për...

Këshilla për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve gjatë orës mësimore

Nga Zihnie Kaçaniku Gurmani Këshilla për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve gjatë orës...

Drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës jep një njoftim për nxënësit dhe mësimdhënësit

Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Banjë të Malishevës ka njoftuar se mësimi fillon nesër...

Nga Asllan Bajrami: Disiplina dhe respektimi i rregullave të mirësjelljes në shkollë, përkatësisht në klasë

Një orë mësimore është e suksesshme kur nxënësit mbajn diciplinën dhe respektojnë rregullat e...