E shtunë, 25 Qershor, 2022

Rea Hoxha, nxënëse e shkollës ‘Dardania’ fiton bursë nga ISP: Synoj të bëhem dizajnere apo prezantuese

- Advertisement -

Është një nga nxënëset më të mira të shkollës “Dardania”, vijon mësimet në klasën e V/2. Kjo është Rea Hoxha, e cila së fundmi ka arritur realizuar një arritje të madhe, pasi ka fituar bursë 100% nga International School of Prishtina.

Rea ka javë që bën edhe rolin e prezantueses në Kids of Kosova dhe Albanian Kids Education çka edhe kemi realizuar një intervistë me të për të folur për bursën e arritur dhe synimet që ka.

- Advertisement -

Një prezantim i shkurtër, emri, mbiemri, klasa, shkolla?

Unë jam Rea Hoxha, nxënëse e klasës V/2 në shkollën Dardania.

- Advertisement -

Keni fituar një bursë, na tregoni pak më shumë për çka saktësisht?

Po, kam marrë pjesë në garën IQ challenge të mbajtur nga shkolla ISP (International School of Prishtina) dhe kam fituar bursë 100 përqind.

Cilat janë synimet tuaja? Në çfarë profesioni e shihni vetën?

- Advertisement -

Synimet e mija për të ardhmen janë që të bëhem dizajnjere e modës, pse jo edhe prezantuese.

Ju bëni edhe rolin e prezantueses në Kids of Kosova dhe Albanian Kids Education. Sa po ju duket atraktive dhe si po ndiheni kur po intervistoni shoqet/shoket tuaj?

Në fillim isha pak më e ndrojtur, por me kalimin e kohës filloi të më pelqejë roli i prezantueses dhe tani ndihem shumë mirë kur po shfaqim talenta të rinjë.

Mesazhi juaj për bashkëmoshatarët?

Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është që të mësojnë, sepse e ardhmja e tyre varet nga përkushtimi që japin. /Kids of Kosova – Albanian Kids Education /

- Advertisement -

Share

spot_img
spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Etrit Mazrekaj – nxënësi që e do poezinë, por synon të bëhet edhe një futbollist i njohur

Gazeta Online “Kids of Kosova” dhe “Albanian Kids Education”, në cikëlin e prezantimeve të...

Anja Rexhepi – supertalentja që synon të bëhet pianiste dhe piktore

Gazeta Online “Kids of Kosova” dhe “Albanian Kids Education”, në cikëlin e prezantimeve të...

Jora Halili dhe Drejta Asimi, dy nxënëset nga shkolla “Dardania” që ëndërrojnë të bëhen balerina

Gazeta Online “Kids of Kosova” dhe “Albanian Kids Education”, në cikëlin e prezantimeve të...

Afërdita Visoka, nxënëse e shkollës “Dardania” në Prishtinë – synon të bëhet balerinë dhe piktore

Gazeta Online “Kids of Kosova” dhe “Albanian Kids Education”, në cikëlin e prezantimeve të...