E diel, 27 Nëntor, 2022

​Qeveria tregon se kur do t’u dalin studentëve nga 100 euro

Ekzekutimi i shtesave nga 100 euro për grupin e parë të studentëve aplikues pritet të ndodhë brenda këtij muaji.

Ani se nuk është bërë i ditur numri i studentëve që kanë aplikuar për mbështetje me nga 100 euro nga Pako për Përballje me Inflacion, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se po synojnë që brenda muajit nëntor të ekzekutohen shtesat për grupin e parë të studentëve aplikues.

- Advertisement -

Kryeziu thotë për KosovaPress se kanë themeluar Komisioni Zbatues, përgjegjës për verifikimin e të dhënave të aplikimeve. Sipas tij, ky komision është në komunikim të rregullt me Universitetet për konfirmimin e listave.

“Tashmë kemi themeluar Komisionin zbatues, përgjegjës për verifikimin e të dhënave të aplikimeve. Ky komision është në komunikim të rregullt me universitetet për konfirmimin e listave. Varësisht nga konfirmimet, po synojmë që brenda muajit të ekzekutojmë shtesat për grupin e parë e studentëve aplikues”, tha Kryeziu në një përgjigje për KosovaPress.

Aplikimi për studentët ka qenë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova ndërsa të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Kosovë.

- Advertisement -

Deri më tash shtesat nga qeveria janë ndarë për pensionistët nga 100 euro, për kategoritë sociale dhe për punonjësit e sektorit publik për muajin shtator dhe tetor nga 50 euro.

Ndërsa, për punëtorët e ndërmarrjeve publike ende nuk janë ndarë shtesat e një hershme nga 100 euro. Sindikatat nga kompanitë publike njoftojnë për KosovaPress se qeveria ka kërkuar listat e punëtorëve për ndarjen e mjeteve shtesë për punëtorët që kanë pagë më të vogël se 1 mijë euro.

  • Ekzekutivi me pakon e fundit për përballje me inflacionin ka paraparë ndarjen e shtesave direkte për punëtorët e sektorit publik me nga 50 euro nga muaji shtator, të ndërmarrjeve publike me 100 euro të njëhershme, si dhe pensionistët dhe studentët me nga 100 euro të njëhershme.

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

7-vjeçari bën krenar Kosovën, fiton në garat ndërkombëtare të matematikës

Molos Gashi, 7-vjeçar, ka korrur një sukses të madh në fushën e matematikës. Ai ka...

Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?

Aktivitetet praktike i lejojnë fëmijët të angazhojnë plotësisht shqisat e tyre gjatë procesit të...

“Nuk e shoh të ardhmen këtu”, studenti i infermierisë thotë se do të ik në Gjermani

Ishte i qartë kur zgjodhi të studionte për infermieri. Denis Syla profesionin nuk do ta...

Mësimdhënëset e Gjilanit detyrohen nga Drejtoria e Arsimit që të shkojnë në takimin me ministren

Dje ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”,...