E diel, 5 Shkurt, 2023

Psikologia Florentina Dushi: Fëmijëve mos t’iu bëhet presion për nota, para fillimit të klasës së parë

- Advertisement -

Psikologja Florentina Dushi thotë se brenda familjes duhet të ketë diskutim të hapur se cilat janë përgjegjësitë në shkollë.

“Edhe pse klasa e parë është një tranzicion prej një institucioni parashkollor në një institucion shkollor dhe është një parapërgatitje gjithmonë për klasat e tjera, mirëpo përgjegjësia në shkollë duhet të diskutohet haptazi”., tha ajo.

- Advertisement -

Psikologja Dushi konsideron se disa muaj para fillimit të vitit shkollor nuk duhet të bëhet presion te fëmijët për çështjen e notave.

“Nuk është e shëndetshme që presioni të jetë në notë në përgjithësi, por kjo të mos jetë gjithmonë temë e diskutimit. Të diskutohet për përgjegjësinë, për mënyrën se si duhet të ndodhë të nxënit, pse është gjithmonë me rëndësi që ata gjithmonë të jenë aktivë, se si kjo i ndihmon dhe i përgatit për klasën e dytë, klasa e dytë për të tretën, dhe se e gjithë kjo do t’iu ndihmojë kur ata të rriten dhe të bëhen të suksesshëm në profesion “, tha ajo në emisionin “Familja ime”.

Ajo tha se krejt këto diskutime me fëmijët duhet të bëhen me një gjuhë të përshtatshme me moshën e tyre.

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për shtesat për fëmijë

Është hapur aplikimi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare. Lajmin...

E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një...

E thotë shkenca: Fëmijët më të suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto 5 gjëra

Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja...

Si t’i ndihmojmë fëmijët të kenë rezultate më të larta në shkollë?

Një studiuese shumë e njohur e zhvillimit të fëmijëve, Maria Montessori e ka identifikuar...