E martë, 29 Nëntor, 2022

Pse të paturit një vëlla/motër, mund të jetë e mirë për shëndetin

Nëse nuk janë duke ju marrë rrobat, duke kërkuar karikuesen apo duke u ngacmuar me ju për diçka tjetër, vëllezërit dhe motrat mund të jenë të dobishëm, në një aspekt që nuk e kishit menduar: Shëndeti!

– Mbrojnë sistemin tuaj imunitar

- Advertisement -

Marrëdhëniet e shëndetshme me vëllezërit e motrat rrisin aftësinë tuaj për të luftuar viruset, madje edhe pa simptoma. Hormonet e stresit, katekolaminat dhe glukokortikoidet, në veçanti, kanë një ndikim negativ në sistemin imunitar kur jeni sëmurë. Sa më të larta të jenë nivelet e stresit, aq më keq ndiheni. Për fat të mirë, nëse keni lidhje të forta shoqërore me vëllezërit e motrat ose miqtë tuaj, ju mund ta kontrolloni disi nivelin e stresit, gjë që mund t’ju ndihmojë të kapërceni një sëmundje më shpejt.

– Ju ndihmojnë të përballoni më mirë probleme si depresioni

Ne shpesh u drejtohemi prindërve tanë për ndihmë, por komunikimi me vëllain apo motrën ofron diçka krejt tjetër. Ju mund të flisni më lehtësisht me ta dhe të gjeni një zgjdhje së bashku. Kur keni dikë për të folur, nivelet e kortizolit zvogëlohen.

- Advertisement -

– Ju zgjasin jetën

Njerëzit me lidhje të dobëta sociale kanë më shumë gjasa të vdesin më herët sesa njerëzit që kanë lidhje të ngushta. Kjo mund të jetë sepse njerëzit e afërt na inkurajojnë të kujdesemi për veten, vecanërisht kur jemi sëmurë. Ju mund të ziheni me vëllain ose motrën për gjëra pa vlerë si pulti i televizorit, por jeni të gatshëm t’ju shërbeni atyre me gjithçka nëse janë sëmurë.

Burimi: Huff Post, Health US, Bright Side

/Anabel.al

Share

spot_img

Të fundit

Të tjera nga kategoria

4-vjeçari kafshohet nga qeni në oborrin e çerdhes në Prishtinë – nëna e tij tregon ngjarjen

Një fëmijë është kafshuar nga një qen endacak të hënën brenda oborrit të çerdhes...

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, po krijon web-faqe – ka 17 çertifikata

Noar Osmani, nxënës i klasës së katërt, në shkollën fillore "Dardania" shquhet me intelegjenca...

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar...

11-vjeçari me autizëm tejkalon gjenitë e shkencës, shpallet më inteligjenti në botë

Një 11-vjeçar ka shënuar pikët më të larta në testin e inteligjencës duke tejkaluar...