E martë, 31 Janar, 2023

Pse po hesht ministrja Arbërie Nagavci për kopjimet e nxënësve: Asnjë fjalë për Testin e Arritshmërisë (Faza 2)

- Advertisement -

Testi i Arritshmërisë të martë sërish u shpërnda në rrjete sociale.

Ka mjaftuar gjysmë ore pasi nisi testimi i semi-maturantëve që pyetjet dhe përgjigjet e sakta të publikohen në grupe të ndryshme në Facebook, derisa janë krijuar edhe grupe të tjera private në Viber.

- Advertisement -

Një gjë e tillë ndodhi edhe në fazën e parë të Testit të Arritshmërisë ku pothuajse të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, e grupeve të ndryshme, u publikuan në rrjete sociale.

Pas përfundimit të pjesës së parë të testit, që u mbajt më 4 qershor, MASHTI njoftoi se nxënësit që kanë përdorur telefona nuk mund ta përsërisin edhe një herë pjesën e parë të testit dhe atyre do t’iu llogariten pikët vetëm nga pjesa e dytë.

Ajo që bie në sy është se ministrja Arbërie Nagavci nuk e ka thënë asnjë fjalë për testin e djeshëm (faza 2) ku sërish testet dolën online në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Nagavci para mbajtjes së Testit të Arritshmërisë (faza e parë) kishte bërë një postim më 4 qershor ku kishte deklaruar se “respektimi i rregullave është domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale dhe pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë”.

Por Nagavci nuk e ka thënë asnjë fjalë për fazën e dytë të Testit të Arritshmërisë ku testet sërish ‘shpërthyen’ online në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Ajo nuk ka bërë asnjë postim, përndryshe nga disa postime nga aktivitetet ditore.

Kujtojmë se rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta dje i janë nënshtruar fazës së dytë të Testit të Arritshmërisë. /Albanian Kids Education/

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prezantohet nesër: Kaq pritet të jetë vlera e koeficientit të pagave

Këtë javë pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave në Kosovë,...

Në mungesë të kuadrit, nuk ka mësim në gjimnazin e matematikës

Nxënësit e gjimnazit “Matematikë dhe Informatikë” në Shkup edhe javën e dytë të gjysmë-vjetorit...

ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka...

Sindikatat reagojnë për mos publikimin e vlerës së koeficientit: Qeveria po tallet, nuk i harrojmë këto lojëra

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi ka thënë se...